Një libër për 60 vjetorin e Sting

Nga Express më 23 shtator 2011 në ora 11:11
Kompozitori, këngëtari, basisti, aktori, aktivisti, mësuesi, bashkëshorti dhe babai, Gordon Matthew Sumner, për të gjithë i njohur si Sting, është një prej personazheve më eklektik dhe intelektual të muzikës së 30 viteve të fundit.
Më 2 tetor Sting do të festojë 60 vjetorin dhe me këtë rast do të dalë në librari “The Police & Sting-Shape of my heart”, një libër i Giovanni Pollastri, i dedikuar për këngëtarin e njohur.
Bëhet fjalë për një udhëtim në tekstet e muzikantit të lindur në Angli, në zonën e Newcastle.