E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riad Ymeri, debuton në Tiranë

Tenori kosovar, Riad Ymeri, në fillim të muajit tetor do të debutojë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në Tiranë (TKOB). Nga Express më 23 shtator 2011 në ora 13:20

Ymeri do të veshë petkun e princit Tamino, në operën “Fyelli Magjik”, të kompozitorit Wolfgang Amadeus Mozart, dhe tash tri javë ka filluar provat për premierën e 4 tetorit. TKOB do hap sezonin vjeshtor me këtë operë.

Ymeri është duke punuar me një trupë të zgjedhur, në krye me regjisorin gjerman Stefan Neugenbauer. Kjo do të jetë sfida më e madhe për tenorin kosovar, duke marrë parasysh natyrën e rolit të Taminos, ndonëse ai di të sfidojë edhe këngëtarët më në zë të muzikës lirike. Tenori kosovar pohon se kjo paraqitje është shumë e rëndësishme për karrierën e tij.

“Kësaj radhe opera do jetë një freski për publikun, sepse një i tenor i ri nga Kosova do përfaqësojë një princ para tyre”, theksoi ai gjatë a thënë gjatë provave, përderisa u shpreh optimist se rolin do ta përballojë me sukses. “Ka kohë, ndoshta më shumë se dy vite, që unë punoj në arien kryesore të Taminos, ‘Dies Bildnis’, e cila më ka marrë shumë kohë. Mund të them se ka qenë si njëlloj prove për të konstatuar nëse do të mund ta bëj këtë rol në një të ardhme të afërt?!”, thekoi ai.

Ndryshe, Ymeri ka diplomuar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, në klasën e mexosopranos shqiptare Merita Juniku. Ka koncertuar në vende të ndryshme evropiane, dhe ka qenë pjesëmarrës i disa prej garave më në zë të vokalit operistik. Riad Ymeri është solist i Filharmonisë së Kosovës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›