E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga takon William Hague

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka arritur në kryeqytetin britanik, Londër, ku u takuar me sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, William Hague, me të cilin bisedoi për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, si dhe për procesin e integrimeve evropiane për vendin tonë dhe rajonin.Si thuhet në njoftimin e Presidencës, Jahjaga tha se marrëveshja e arritur ndërmjet dy kryeministrave në Bruksel hap perspektivën evropiane për të dyja shtetet dhe theksoi se për Kosovën dhe qytetarët e saj është me rëndësi që BE të miratojë fillimin e negociatave për MSA-në.

Sekretari Hague e vlerësoi arritjen e marrëveshjes dhe deklaroi se pret zbatimin e saj në praktikë. Hague i dha mbështetje procesit të integrimeve evropiane për Kosovën.

Gjatë qëndrimit në Londër, presidentja Jahjaga do të takojë kryetarët e Dhomës së Lartë dhe asaj të Ulët të Parlamentit të Britanisë së Madhe, deputetë të Parlamentit, princin Michael të Kentit, ministren britanike në Ministrinë e Jashtme dhe do të nderohet me titullin Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Durhamit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›