Qëllohet me armë makina e Sekretarit të PS në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës, ku një funksionar i Partisë Socialiste ka rënë pre e një sulmi me armë.
Sipas të dhënave paraprake, makina e Kreshnik Tepelenës, Sekretar i Partisë Socialiste në Vlorë, është qëlluar me breshëri plumbash në Llakatund, por fatmirësisht pa pësuar vetë lëndime.
Kujtojmë këtu se në orët e para të mëngjesit të sotëm, një makinë tip Golf i Tepelenës u shpërthye me tritol.
Lidhur me këtë ngjarje një grup i posaçëm i uniformave blu, kanë nisur hetimet dhe po mbledhin dëshmitë e të pranishmëve në vendin e sulmit./Indeksonline/