Jahjaga u takua me komisionerin Stefan Fyle

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e shoqëruar nga ambasadori i Kosovës ne Bruksel, Ilir Dugolli dhe stafi i saj, pati një darkë pune në Bruksel me komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, i shoqëruar nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Drejtoratit për Zgjerim të Komisionit Evropian, Joost Korte si dhe Drejtori për Ballkan Pierre Mirel.
Në këtë takim u bisedua për të gjitha aspektet e rrugës së integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, me vështrim të veçantë në plotësimin e kushteve të nevojshme për studimin e fizibilitetit.
Është biseduar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe për zbatimin e këtyre marrëveshjeve, për integrimin e komuniteteve dhe për vazhdimin e misionit ndërkombëtarë pas përfundimit të fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë.