E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga udhëtoi për vizitë zyrtare në Itali

Nga Express më 31 maj 2011 në ora 18:05

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga udhëtoi sot për vizitë zyrtare në Republikën e Italisë, me ftesë të Presidentit Giorgio Napolitano.

Gjatë vizitës në Itali, Presidentja Jahjaga do të marrë pjesë në manifestimin qendror të shënimit të 150 vjetorit të Bashkimit kombëtar italian.

Po kështu, Presidentja Jahjaga do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “La Citta Interetnica”, në të cilën ajo do të mbajë një fjalim.

Në konferencë do të flasin edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, znj.Micheline Calmy-Rey e udhëheqës të tjerë të lartë shtetesh.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›