E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga uron besimtarët për festën e Krishtlindjeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar të gjithë besimtarët katolikë, Ipeshkvin e Kosovës, Dodë Gjergji dhe qytetarët e Kosovës, me rastin e Krishtlindjeve.

“Krishtlindjet na gjejnë të lirë dhe të pavarur në ndërtimin e shtetit dhe shoqërisë sipas parimeve të drejta të njerëzimit, të lirisë e të barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim, për ta bërë atdheun tonë, Kosovën, një vend të përparuar e demokratik, një vend të dashur për ne dhe për brezat që vijnë”, thuhet në urimin e presidentes Jahjaga.

“Në këtë ditë të lumtur, rreth tryezve plot, të kujtojmë të gjithë martirët, ata që u flijuan për popullin e atdheun, që dhanë mjetën që ne sot ta gëzojmë lirinë e të jetojmë me dinjitet në trojet tona”, thuhet ndër të tjera në urim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›