Policia hungareze arreston disa deputetë opozitarë

Në mesin e shumë të ndaluarve nga policia në Budapest, është edhe ish-kryeministri socialist, Ferenc Gyurcsany, raporton “Reuters”.
Sipas raporteve, deputetët u përpoqën të bllokonin parkingun e Parlamentit, në mënyrë që të mos lejonin hyrjen e deputetëve. Parlamenti hungarez, i dominuar nga partia e kryeministrit Viktor Urban, pritet të miratojë ligjin e ri për zgjedhjet, taksimin dhe Bankën Qendrore.
Komisioni Evropian, Banka Qendrore e Evropës, dhe agjencia e ratingut “Standard & Poor's” kanë theksuar së fundmi se reformat e planifikuara nga Orbani mbi Bankën Qendrore të Hungarisë mund të minojnë pavarësinë e saj./Start/F. Prroni/
2011-12-23 16:38