Sarandë, "Lekursi 2011" godet grupin kriminal

Policia e Sarandës, në bashkpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit kanë finalizuar me sukses operacionin policor te koduar "Lekursi 2011" ku si rezultat i të cilit është bërë e mundur goditja dhe vënia para përgjegjësise ligjore të 6 anetarëve të grupit kriminal të përbërë si më poshtë:
" Sentjon Lame, 24 vjec, lindur në Konispol dhe banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje;
" Sildjan Sulejmanasi, 23 vjec, lindur në Corovode dhe banues në Sarandë,
" O. A., 16 vjec lindur dhe banues në Sarandë, i denuar më parë për vjedhje;
" K. R., 15, vjec banues ne Sarandë;
" Y. K., 17, vjec lindur e banues në Tepelenë;
" Erald Elezaj i arrestuar nga Komisariati Policisë Sarandë tre dite me pare.
Gjithashtu, ne kuader te ketij operacioni, jane shpallur ne kerkim edhe shtetasit
" Lisjan Kazo, 22 vjec, lindur dhe banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje;
" Fatjon Abazi, 22 vjec, lindur dhe banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje.
Nga hetimet e kryera dhe nga provat e mbledhura deri tani rezulton se ky grup kriminal, per nje periudhe 2 vjecare ka kryer aktivitet kriminal ne qytetet Sarande, Tepelene dhe Permet si:
" 3 vepra penale te shkaterrimit te prones me eksplozive
" 3 vepra penale per vjedhje automjetesh,
" 8 vepra penale per vjedhje banesash dhe lokalesh
" 2 vepra penale per vjedhje motorrash
Gjate hetimeve te kryera, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
" Një autoveturë tip Mercedes-Benz 240, ngjyrë blu, me targa SR 4900 B;
" Një autoveturë tip BMË me ngjyre gri me targa SR 5399 B të cilin personat e mësipërm e përdornin për kryerjen e veprimtarisë kriminale;
" Një autoveturë tip Alfa Romeo 156 me ngjyre të kuqe, me targa të huaja (Y 702 LCD),
" Një kompjuter Lap-Top i markës `SONY`
" disa pajisje fonie për muzik (bokse),
" Disa doreza duarsh akriliku që dyshohet se përdoreshin gjatë kryerjes se veprave penale dhe
" Materiale alumini, etj..
Nga Komisariati I Policisë Sarandë vazhdon puna per dokumentimin e plote ligjor te aktivitetit te kryer nga ky grup kriminal.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale "Shkatërrim i pronës me eksploziv", "Vrasje me dashje" e ngelur ne tentativ, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Vjedhje" e kryer në bashkepunim, më shumë se një here.