E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet në familje vajza e zhdukur me cunamin e vitit 2004

Meri Yulanda, e njohur ndryshe edhe si Wati, më herët gjatë kësaj jave u shfaq në një kafene në Meulaboh, Aceh, ku po kërkonte për prindërit e saj. Ajo thotë se pas fatkeqësisë u gjet nga një vejushë, e cila e detyroi të punonte si lypsare. “BBC” raporton se adoleshentja u lirua vetëm javën që kaloi.

14-vjeçarja Meri u rikthye në vendlindje duke mbajtur mend vetëm emrin e gjyshit, Ibrahim. Disa në kafene njihnin një person me këtë emër dhe i ranë në të.

“Kur e pashë nënën time, e njoha”, tha ajo. Ndërsa i ati tha për “AFP”-në se “kur shikoi të ëmën, vajza bërtiti “mama” dhe shkoi drejt saj. “U përqafuan dhe qanë”, familja e dinte të vdekur vogëlushen. E ëma, e cila i kishte shuar të gjitha shpresat për gjetjen e Merit, tha se adoleshentja nuk e njohu menjëherë të motrën.

“Nishanët në barkun dhe fytyrën e saj më provuan se vajza ishte e imja”, tha e ëma, e cila nuk e përshkuan dot gëzimin. Provinca e Indonezisë Veriore, Aceh, ishte ndër rajonet e goditura më rëndë nga cunami shkatërrimtar i vitit 2004, i cili la plot 230 000 të vdekur. Vetëm në këtë provincë, në cunami ka vrarë 168 mijë persona.

Dhjetëra mijëra trupa viktimash nuk u gjetën kurrë dhe shumë familje nuk zbuluan kurrë çka ngjarë me të dashurit e tyre.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-23 19:02
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›