E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Buja ngushëlloi familjen Haziraj

Nga Express më 05 shtator 2011 në ora 20:40

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja e ka ngushëlluar familjen Haziraj nga fshati Uçë i Istogut, me rastin e humbjes tragjike të dy fëmijëve të kësaj familje.

Vjollca dhe Armend Haziraj kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni që ka ndodhur të premten e shkuar, deri sa po udhëtonin nga Gjakova për në fashatin Uçë të Istogut.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për humbjen e më të dashurive tuaj, Vjollca dhe Armend Haziraj. Ky lajm na tronditi pa masë, duke qenë se humbëm dy nxënës të Shkollës Fillore ‘Tre dëshmorët e shkollës shqipe’, të fshatit Uçë të Istogut. Ju lutem që në emër timin dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e fëmijëve Tuaj. Ne e ndajmë dhimbjen me ju! Vjollca dhe Armendi u prefshin në paqe, e ju paçi forcën ta përballoni këtë humbje!”, thuhet në telegramin ngushëllues të ministrit Buja.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›