Possellt: PE nuk pranon asnjë lloj ndarjeje të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi gjatë një pritje për deputetin gjerman të Parlamentit Evropian, Bent Possellt, i ka shprehur atij falënderime për angazhimin personal në Parlamentin Evropian për çështjen e Kosovën.
Në vijim kryekuvendari Krasniqi vuri në pah edhe kontributin e gjithë parlamentarëve gjermanë që Parlamenti Evropian të cilët kanë qasje shumë pozitive ndaj Kosovës.
“Me Parlamentin Evropian kemi pasur kontakte të rregullta dhe mbështetje, ashtu si edhe nga parlamentet e veçanta të Bashkimit Evropian”, theksoi kryekuvendari Krasniqi.
Ndërsa pasi u falënderua për pritjen, deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Bent Possellt tha se PE gjithnjë ka qenë për pavarësinë e Kosovës, porse ende ekziston problemi i 5 shteteve të BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë.
“Parlamenti Evropian nuk pranon asnjë lloj ndarjeje të Kosovës. Kosova është unike”, theksoi Possellt.
Përkitazi me çështjen e minoriteteve eurodeputeti gjerman tha se minoritetet duhet të respektohen në të dyja anët e kufirit shtetëror Kosovë-Serbi.
Bëhet e ditur se të takim u fol edhe për gjendjen në veri të Kosovës, si dhe për procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi.