Karitasi shpërndan ndihma për banorët e izoluar

Situata e vështirë në komunat e bllokuara ka mobilizuar Karitasin shqiptarë për shkuar në ndihmë këtyre banorëve. Përfaqësues të Karitasit shqiptar me atë Dioqezan në Mirditë kanë ofruar për banorët e izoluar në Mirditë, Dibër dhe Mat me dhjetra pako me ushqime.
Përfaqësuesit e Karitasit kanë mbërritur pranë familjeve të varfëra të cilat janë bllokuar nga dëbora dhe që nuk kanë mundësi të përballojnë këtë situatë.
Prej mëse dy javësh banorë të këtyre zonave të thella janë bllokuar nga moti i keq dhe dëbora duke ua bërë jetesën dhe komunikimin më të vështirë.