Jahmir Hyka: Me jepni nje shans!

Jahmir Hyka, 19-vjecari, i cili eshte duke luajtur me Olimpiakosin e Pireut, eshte nje nder futbollistet e thirrur prej trajneri Oto Baric per ndeshjet me Sllovenine dhe Bullgarine. Eshte zbulimit i Baric, kur me Hyken tashme i ri eshte dhe Sukaj, ndersa futbollisti ka bindjen se gjendet ne kombetare jo vetem prej ndeshjes miqesore me Maqedonine. Sipas Hykes, gjerat kane nisur qe me grumbullimin ne zborin stervitore ne Turqi, per te vijuar me ndeshjet zyrtare ndaj Sllovenise dhe Bullgarise. Hyka do te ishte i kenaqur nese do te shenonte nje gol, por, sipas tij, edhe per kenaqesi te publikut, me e rendesishme do te jete fitorja ndaj Sllovenise dhe marrja e nje pike ne Bullgari. Para se te arrinte te Olimpiakosi i Pireut, Hyka ka qene te Rozeborgu ne Norvegji, ne nje kohe qe ka dale nga ekipet zinxhir te klubit Dinamo, me trajner Bedrizan Dacollarin. "Une i lutem gjithmone zotit qe ndeshja te me eci mire. Kete ritual e bera ne ndeshjen me Maqedonine, por keshtu do te veproj ne te gjitha takimet e tjera", ka thene ne intervisten e tij, myslimani i mire Jahmir Hyka
Jeni grumbulluar ne kombetare per te dyten here. Por, ne ndryshim nga miqesorja me Maqedonine, kete here do te jeni ne dy ndeshje zyrtare, ndaj Sllovenise dhe Bullgarise. Si ndiheni?
- Mund te them qe jam shume i gezuar per kete thirrje qe me eshte bere. Shpresoj qe, me ndihmen e zotit dhe te gjithe shokeve te skuadres, te fitojme ndeshjen me Sllovenine dhe te marrim nje rezultat pozitiv ne ate me Bullgarine.
Keni bere nje debutim pozitiv ndaj Maqedonise, qe eshte vleresuar, jo vetem nga mediat, por edhe vete trajneri Baric. A mendoni se eshte kjo arsyeja qe trajneri ju ka grumbulluar serish?
-Mund te jete edhe kjo, por nuk me duket si arsyeja kryesorja. Pra nuk mendoj se, perderisa luajta per disa minuta ndaj Maqedonise, trajneri Baric duhet te me therriste perseri. Gjerat kane ardhur gradualisht, duke filluar qe nga pergatitorja ne Turqi, ndersa Baric aty ka zbuluar edhe me shume lojtare te tjere, kur behet fjale per Sukajn, apo per mua.
Ne ndeshjen me Sllovenine pritet qe te zini vendin e Muratit ne krahun e majte te mesfushes, teksa nuk perjashtohet qe te jeni edhe titullar. Cdo te thote kjo per nje djalosh 19-vjecar?
-Nese do te ishte keshtu, une do te thoja se ky eshte maksimumi per kedo, e jo me per mua, qe, ne fund te fundit, do te isha i kenaqur edhe me nje vend ne stol me fanellen kuqezi. Megjithate, une mendoj se gjera te tilla duhet t'i lihen ne dore trajnerit.
Nese ai do t'iu zgjedhe ju?
- Nese do te me jepet mundesia, atehere do te bej maksimumin per te treguar veten dhe per te ndihmuar Shqiperine te fitoje ne kete ndeshje t- rendesishme.
- Kur jeni aktivizuar ne ndeshjen me Maqedonine, keni bere nje ritual lutje. Cfare thate me vete ne ato momente?
- (qesh) Eshte nje rit qe une bej perpara cdo ndeshjeje, sepse, nese nuk e dini, une jam mysliman dhe perpara cdo perballjeje i lutem zotit qe loja te me ece sa me mire dhe qe skuadra te fitoje.
- Por, ne ndeshjen me Maqedonine nuk ndodhi keshtu, sepse ne humbem...
- Jane gjera qe ndodhin ne futboll. Por me erdhi shume keq, sepse nuk doja qe ne prezantimin e pare me kombetaren ta nisja me humbje, aq me teper kur e meritonim, te pakten barazimin.
A e njihni kombetaren e Sllovenise?
- Jo, por kam degjuar per disa lojtare te saj, qe luajne ne Greqi dhe ne Qipro. Megjithate e rendesishme eshte qe trajneri Baric e njeh dhe ai do te na jape ne detyrat per ta kaluar kete kundershtar.
Cdo te thote nje gol ne Shkoder, ndaj Sllovenise, per Hyken?
- Do te ishte endrra dhe gjeja me e bukur qe do te me ndodhte ne gjithe keto vite qe kam luajtur futboll. Megjithate, une them se nuk ka rendesi nese shenoj une, apo jo, pasi ajo qe na duhet eshte fitorja e kombetares, aq me teper per ate publik te zjarrte qe na ka mbeshtetur gjithmone dhe qe do te jete atje serish me ne.
Intervistoi: Gjergj Cicani
Marre nga "Sport Ekspres"