E Shtunë, 31 Tetor 2026

Migen Memelli: “Kombëtares i uroj 4 pikë në 2 ndeshje”

Nga Dash Frashëri
Ekskluzive-"Uroj që Kombëtarja të marrë 4 pikë në dy ndeshjet me Slloveninë dhe Bullgarinë", kështu është nga Vitese e Holandës shprehur ekskluzivisht për Albania-sport.com, sulmuesi shqiptar i SK Bran Bergen, Migen Memelli. "Mundësitë janë që djemtë tanë të fitojnë me Slloveninë. Nga ana tjetër më duket e vështirë transferta në Bullgari. Megjithatë besoj se nëse të gjithë lojtarët do të japin maksimumin do të marrim tri pikë të plota me Slloveninë. Do të ishte mrekulli nëse do të grumbullonim katër pikë nga të dy ndeshjet". Memelli nuk u ftua në listën e 24 lojtarëve të hartuar nga trajneri Baric për ndeshjet e rëndësishme kundër Sllovenisë (24 mars, Shkodër) dhe Bullgarisë (28 mars, Sofje). "Unë respektoj si cdo lojtar profesionist vendimet e trajnerit. Rinovimi i Kombëtares natyrshëm që do të bëhet i menduar mirë. Nga ana tjetër ky është një mesazh pozitiv dhe më motivon më shumë për të punuar më fort. Si gjithë lojtarët e tjerë që kanë qenë pjesë ose jo e Kombëtares edhe unë mund t'i bind vetëm me formën time. Për ne sulmuesit në fakt ka llogari të tjera, pasi janë golat duhet të flasin për ne". Korcari, i cili shënoi 12 gola gjatë vitit të kaluar me nënkampionen e Norvegjisë ishte pjesë e të grumbulluarëve në Antalia të Turqisë dhe gjithashtu në listën anti-Maqedoni por nuk u aktivizua asnjë minutë në ndeshjen kundër e humbur 0-1 kundër fqinjëve tanë të zhvilluar më 7 shkurt në stadiumin "Loro Borici". SK Bran Bergen pas dy fazave përgatitore të kryera në Spanjë në Gran Kanaria dhe La Manga, ndodhet prej datës 10 mars në Vitese të Holandës. "Jemi këtu qysh prej elimiminit në cerekfinalet e Ruajal Ligë nga danezët e Brondbit. Do të qendrojmë deri në datën 20 mars e më pas do të rikthehemi në Norvegji. Stërvitemi intesivisht dy herë në ditë, në në tapet bari sintetik, por i rruhem dhe dëmtimeve". Kampionati në Norvegji nis më 10 prill dhe Bran Bergen do të luajë ndeshjen e parë të vitit 2007 kundër Stabaek Football në tranfertë. Migen Memelli ka luajtur si futbollist profesionist në Shqipëri me ekipet e Skënderbeut (2 herë), Elbasanit, Teutës dhe Lacit, ku ka zhvilluar 140 ndeshje në Kategorinë Superiore dhe është autor i 45 golave. Memelli ka rendimentin më të lartë të golave për minutë se cdo lojtar tjetër te SK Bran, kjo për kampionatin e vitit 2006, pasi i vitit 2007 fillon më 10 prill. Në gusht të vitit 2006 Migeni shënoi një 3-golësh në ndeshjen kualifikuese të Kupës UEFA SK Bran Bergen (Norvegji)-Advitaberg (Suedi) 3-3.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›