Kaka Kaladze: Objektivi ynë Champions

Nga kampi i rivalëve të përjetshëm të zikaltërve, Milanit, vinë lajmë rozë. Kaka Kaladze është i bindur se do të ngrejë lart trofeun e Ligës së Kampioneve. Gjatë një interviste për "Milan Channel" gjeorgjiani është shprehur: "Jam përmirësuar, edhe pse nuk ndihem ende plotësisht mirë. Tendina më jep pak dhimbje". Mbrojtësi i Milanit flet edhe për synimet e ekipit të tij: "Objektivi ynë do të fokusohet 100% në Ligën e Kampioneve. Është periudhë decizive e sezonit. Në kampionat duhet të luftojmë për të arritutr vendin e katërt, në Ligën e Kampionmeve përkundrazi duhet të mgrejmë Kupën. E njohim mirë Bajernin, nuk ka ndryshuar shumë në krahasim atë që kemi takuar vitin e kaluar".