Morati mbron zikaltërit, Platini futbollin

Vendimi i Disiplinorit të UEFA-s, i cili ndëshkoi disa lojtarë të Interit nuk i shkoi përshtat Masimo Moratit. Me je pak tone hidhërimi ishte dhe reagimi i presidentit zikaltër, i cili e konsideroi vendimin e federatës europiane të futbollit si një dështim të vërtetë. UEFA ndëshkoi Burdison dhe Maikon me gjashtë ndeshje pezullim nga kompeticionet ndërkombëtare të klubeve, Kordobën me tri dhe Kruz me dy ndeshje. Pasi lexoi me kujdes motivacionet Morati është duke përgatitur rikorsin në apel.
Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini dhe Komiteti Ekzekutiv i tij u shprehën se ndiheshin plotësisht të kënaqur me dorën e rëndë të treguar me rastin e skandalit Valencia-Inter, takim ky i raundit të parë me "knock-out" të Ligës së Kampioneve, që solli edhe elimiminim e Interit, njërit prej ekipeve të konsideruar si favorite.
"Vendimet e UEFA-s nuk më pëlqyen aspak, ishin shumë të ashpra". I këtij mendimi ishte dhe Amadeo Karboni në gazetën "Mundo Deportivo". Drejtori Sportiv i Valencias pozicionoi qëndrimin e klubit të tij në lidhje me ndëshkimet e Navaros dhe Markenas, të skualifikuar për 7 muaj dhe 4 ditë. ‘Është një taktikë e UEFA-s për të dëshmuar forcën e saj. Nuk ka asnjë perputhje midis asaj që ndodhi në fushë dhe dënimeve të rënda që ndërmori UEFA", - citohet Karboni nga mediat italiane.
"Nuk dëshiroj që futbolli të mbetet peng i personave që duan ta përdorin atë vetëm për qëllime komerciale. Kemi nevojë të mbrojmë vlerat e futbollit", pohoi dje presidenti i UEFA-s, Mishel Platini gjatë një konference shtypi për mediat australiane dhe zvicerane.