E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinjo dhe Saviola, drejt Italise?

Nga Spanja thashethemet më të fundit kanë të bëjnë me dy nga sulmuesit e klubeve të madhe iberike. Saviola (Barcelona) dhe Robinjo (Reali i Madrdidit) duken se janë në linjën e parë të transferimeve me destinacion Italinë. Braziliani i Realit të Madridit, Robinjo konsiderohet thuajse një blerje e dështuar e "Shtëpisë së Bardhë" edhe pse sulmuesi i ri u ble me shumë bujë nga Santos. Dhe nëse Kapelo është shprehur se nuk do ta braktisë bankinën e Realit, duket se Robinjo do ta bëjë atë. Milani është i gatshëm ta bëjë të vetin djaloshin magjistar. Edhe Barcelona përgjigjet: dhe "objekti" quhet Saviola. Edhe këtu raportet me teknikun Rajkard duket se nuk janë ato të kohës së dashurisë së përjetshme. "El Conejo" i ardhur në Spanjë nga River Plate në vitin 2001 dhe shkëlqeu për tri sezone me radhë, ëshëtë vënë në shinjestrën e Juventusit, i cili tashmë është duke operuar për t'u kthyer kompetitiv në Serinë A. Saviola është në përfundim të kontratës me "blaugrana"-t dhe mund të mbërrijë në Itali me parametra zero.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›