E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahmir Hyka nënshkruan për 5 vjet me Olimpiakosin

Albania-Sport Është tashmë zyrtare: Jahmir Hyka ka nënshkruar një kontratë 5-vjecare me klubin grek të Olimpiakosit dhe talenti shqiptar i është prezantuar shtypit të enjten në mbrëmje. Ndonëse nuk janë dhënë detaje të shumta mbi kushtet e kësaj kontrate, është mësuar se në vitin e parë të kësaj kontrate të nënshkruar dje, shqiptari do të përfitojë afro 40,000 euro.
Gjithsesi, mbetet për t'u parë nëse shqiptari do të shkojë drejt e në skuadrën e parë apo do t'i duhet ta provojë fatin fillimisht në skuadrën e dytë të klubit grek, përpara se të kalojë te skuadra e parë. Burime pranë klubit grek, patën pohuar për Albania-Sport.com dje pasdite, përpara zyrtarizimit të kontratës së shqiptarit me Olimpiakosin, por duke shtuar se trajneri Lemonis ka të ngjarë ta cojë atë në skuadrën e dytë, por do ta monitorojë ecurinë e Hykës, me idenë që, kur të bindet, ta aktivizojë edhe në skuadrën e parë të klubit grek.
Në fakt, drejtuesit e klubit të Olimpiakosit ishin nën presion nga ana e tifozëve, të cilët, nëpërmjet emisioneve televizive apo radiofonike, kishin telefonuar duke shprehur interesin e tyre për Jahmir Hykën. "Ata besojnë se ai është një talent i madh i futbollit dhe janë të mendimit se Olimpiakosi duhet të punojë dhe të tregohet i duruar me futbollistin shqiptar", - pati theksuar burimi në fjalë, duke folur ekskluzivisht për Albania-Sport.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›