E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahmir Hyka, rigjen shkëlqimin te Mainci

Jahmir Hyka ka shprehur dëshirën për të qëndruar te Mainc deri në fund të sezonit, duke deklaruar publikisht se nuk i trembet konkurrencës.

Madje, talenti kuqezi dukej i sigurt se në pjesën e dytë të sezonit do të ketë më shumë shanse të aktivizohet me kryesuesit e Bundesligës II. Gjysma e punës duket e realizuar, pas paraqitjeve të mira të mesfushorit në miqësoret që skuadra e tij po zhvillon në këtë fazë përgatitore.

Konkluzioni del pas fjalëve të trajneri Jorn Andersen, i cili e ka vlerësuar lojën e 20-vjeçarit, por duke mos harruar që të theksojë edhe pikat e dobëta. Edhe pse ishte mjaft aktiv në miqësoren e së martës, të fituar 2-1 me Kikers Ofenbah, duke marrë pjesë në pothuajse të gjitha aksionet ofensive të skuadrës, Hyka është kritikuar për formën jo të mirë fizike dhe për faktin se shmang kontaktet me kundërshtarët.

“Hyka është padyshim një lojtar me bagazh të jashtëzakonshëm teknik, megjithatë ritmi i tij i lojës nuk është ende në nivelet optimale”, pohoi trajneri norvegjez, Andersen. “Gjithashtu, ai nuk duhet t’i qëndrojë kaq larg kundërshtarëve në fushën e lojës”.

Paraqitja e fantazistit është përshëndetur edhe nga gazeta gjermane, “Rhein Zeitung”, e cila theksonte se Hyka kishte të njëjtin frymëzim si në verën 2007, kur bindi drejtuesit e Maincit për ta blerë për 3.7 milionë euro, duke mundur konkurrencën e disa klubeve evropiane.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›