E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palermo e pavendosur të mbështetet tek Ujkani

Hapja e merkatos ka ngritur shumë dyshime për të ardhmen e Saimir Ujkanit te Palermo.

Në gjysmën e parë të sezonit, skuadra siciliane ka zhvilluar disa paraqitje të mira, por mungesa e rezultateve jashtë fushe ka bërë që drejtuesit të mendojnë të përforcojnë kontingjentin.

Një nga problemet që duhet zgjidhur është porta, ku “veterani” Fontana është fare pranë largimit. Arsyeja është Ujkani, që konsiderohet çdo ditë e më tepër si alternativa e dytë mes shtyllave.

Gjithsesi, te Palermo nuk janë të sigurt nëse mund të kenë besim te portieri kuqezi si zëvendësues i titullarit Amelia, apo është e nevojshme të kërkojnë një “gardian” që ka më shumë përvojë. Me paraqitjet e mira në seancat stërvitore, 20-vjeçari duket se e ka bindur stafin teknik për kualitetin e tij, megjithatë ai ende nuk ka debutuar në ndeshjet zyrtare në Itali.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›