Superliga, rrjedhje tek Lushnja dhe Teuta

Tekniku lezhjan nuk mundi ta mbante Lushnjen jashte zones se ftohte pasi aktualisht skuadra eshte ne vendin e fundit dhe kjo ka bere qe ai te largohet nga stoli, duke u bere trajneri i dyte i Lushnjes qe largohet gjate ketij sezoni.
Sipas trajnerit lezhjan qe zevendesoi Saimir Malkon ne javen e peste, misioni nuk u arrit. Pasi la detyren si trajner, Bici eshte emeruar ne rolin e drejtorit te sporteve ne Ministrine e Sporteve, duke zene vendin e Violeta Shqevit, e shkarkuar pas skandalit ne Asamblene e Federates Shqiptare te Mundjes.
Nderkohe edhe ne kampin e Teutes rezulton nje “koke e prere”. Behet fjale per kapitenin Gentian Gjondeda, i cili eshte larguar nga presidenti Hasanbelliu per sjellje jokorrekte. Pak jave me pare ishte perjashtuar nga skuadra edhe lojtari Qazim Buna, i perfshire ne nje incident.
Nga Teuta do te largohet edhe mbrojtesi Dushku, ndersa Ndreka do te jete i gatshem pas 6 javesh.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code