E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhafaj, oferta iraniane e kënaq përgjysmëSulmuesit të Tiranës i është propozuar një kontratë e mirë financiare me një periudhë më të shkurtër kohore

Daniel Xhafaj është pëlqyer nga kampioni i Iranit, Estegal FC, por formula e transferimit të propozuar nga klubi nga kryeqyteti iranian, duket së për momentin përbën edhe pengesën e parë.

Sulmuesit të Tiranës (4 gola gjatë këtij sezoni) i është propozuar një kontratë e mirë financiare me një periudhë më të shkurtër kohore nga sa ishte folur më parë, dhe kjo ka bërë që për momentin bisedimet të shtyhen paksa në kohë.

Vlonjati Xhafaj, i cili më parë ka luajtur më parë në Zvicër me Nojshatel Ksamaks, përfundon kontratën e tij me Tiranën me përfundimin e sezonit aktual 2008-2009.

E Merkure, 07 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›