E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jaka: Biznesi po shnderrohet ne tabele qitjeje

Arrestimet e dy diteve te fundit bere ne drejtim te disa sipermarresve vendas krijojne nje situate paniku dhe pasigurie dhe precedente serioze, duke e kthyer biznesin ne tabele lehtesisht te goditshme. Kete vleresim beri dje, Nikolin jaka, kryetar i Dhomes se Tregtise Tirane, duke iu referuar vales se arresteve te prokurorise, ekzekutuar me urdher gjykate, te biznesmeneve te dyshuar per afera te lidhura me karburantet.

Jaka tha se ne menyre absolute Dhoma e Tregtise dhe Industrise inkurajon dhe nxit krimin ekonomik, prokurorine dhe te gjithe sistemin e drejtesise per te hetuar te gjithe veprat penale te bizneseve, por nga ana tjeter duhet te jemi te kujdesshem per te ruajtur integritetin e sipermarresit shqiptar.

Jaka iu referua Kushtetutes ne trajtimin si te barabarte para ligjit dhe tha se sipermarrjen e lire po diskriminohet ne menyre selektive dhe po i nenshtrohet trajtimit te pabarabarte. Ai citoi se ne nenin 18 te Kushtetutes thuhet se "te gjithe jane te barabarte para ligjit" dhe sugjeroi se "kjo e drejte themelore kushtetuese duhet te zere vend per te gjithe shtetasit shqiptar qe ecin sipas ketij ligji themeltar.

Ne kete pike, Jaka konstaton: "Nese per sipermarresit shqiptar nuk hezitohet te futen ne burg ne baze te nje hetimi paraprak te bere, duke i ulur dhe reputacionin ne treg, ne ndryshim me rastet e tjera ku nuk ndodh qe te merren masat me te renda sic eshte ajo e arrestit me burg". Jaka tha se edhe ne kendveshtrimin juridik dhenia e kesaj mase sigurie eshte e pavend, pasi eshte ne shkelje me kriteret qe percakton kodi i procedures penale: "Se pari, vepra penale per te cilen dyshohet ka dy vjet qe eshte konsumuar dhe se dyti, rrezikshmeria shoqerore e kesaj vepre eshte e munguar, pa folur ketu per kritere te tjera qe percakton kodi i procedures penale te cilat jane inekzistente". Ketu Jaka permendi se ka raste kur kryetar bashkish apo komunash jane madje te denuar nga gjykata e shkalles se pare dhe vazhdojne te ushtrojne detyren e tyre.

Kreu i Dhomes se Tregtise u ndal dhe ne dekonspirimin e hetimeve kur tha se "duke e dekonspiruar hetimin dhe duke marre masa te tilla ekstreme, duke i trajtuar njerezit si te pabarabarte para ligjit, ndodh ajo e krijimit te nje situate krejtesisht te pabarabarte dhe jo legjitime". Ai citoi me tej se ne proceduren e Kodit Penal shprehet qarte rendesia e ruajtjes se sekretit ne kryerjen e nje hetimi te pavarur dhe te paanshem. Kurse duke u ndalur ne rastin konkret Jaka tha se akuzat mbeten ende ne kete faze, kurse "prokuroria ne menyre te qellimshme ose jo, hedh ne tregun mediatik dhe publik gjithe kazusin e hetimit penal". "Duke e hedhur si ushqim per mediat dhe ne menyre indirekte i ben kesaj dosje penale gjykim publik", - tha Jaka, prokuroria "ve ne veshtiresi te gjithe sistemin e drejtesise per gjykim te paanshem te cdo rasti qe paraprakisht ka marre gjykim publik, dhe ne vecanti te rastit konkret".

Ne vijim te konferences se djeshme per shtyp, Jaka kerkoi nje pergjigje nga prokuroria se "sa e pergatitur apo e gatshme eshte te marre persiper pergjegjesine per demin moral dhe ekonomik qe mund ti shkaktoje biznesit ne rast akuze te padrejte". Ketu ai vleresoi se tashme drejtesia duhet te kete integritetin e vet", kurse perfitoi te pershendese iniciativen e nenkryetarit te KLD-se, Kreshnik Spahiu, per t'i dhene sistemit te drejtesise integritetin e duhur dhe jo imunitet".

Apeli

Ne jo pak raste sipermarrja private eshte bere sulm i politikes apo i sistemit te drejtesise por media duhet te mos behen pjese e nje vendimi te paracaktuar. Kete apel per mediat, jaka e argumentoi me faktin sipas tij se hetimet nuk jane verifikuar ende. Jaka theksoi se "Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane si mbrojtese e interesave te biznesit nuk eshte sot ketu per ta bere nje gje te tille ne menyre te padrejte dhe preferenciale, por eshte per te ngritur zerin fuqishem dhe per te thene qe drejtesia te beje punen e saj sipas parimeve te barazise dhe jo selektimit, per nje fakt te thjeshte qe sipermarresit nuk paskan imunitet".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›