Koja: Me opoziten e bashkuar per te fituar zgjedhjet e 8 majit
Z. Koja, prej pak ditesh keni krijuar nje parti te re politike. Cili eshte qellimi i saj dhe perse duhet shtuar nje force tjeter ne spektrin e majte?
Partia Socialiste e Moderuar u krijua si nje force politike ne spektrin e majte, objektivisht dhe ne menyre te natyrshme, si nje nevoje per te perfaqesuar socialistet dhe jo vetem socialistet ne aspiratat e tyre per te pare nje politike ndryshe. E thene me thjeshte, PSM eshte vertet nje parti e re juridikisht, por mjaft e provuar dhe sprovuar politikisht sepse ne te militojne socialiste me pervoje, ish-deputete dhe ish-drejtues per shume vite te organizatave socialiste ne mjaft rrethe te vendit, madje edhe kryetare aktual te njesive bashkiake te Tiranes.
Pse u krijua PSM?
U krijua, se pari, qe me 8 maj te beje politikisht aktive cdo vote socialiste apo te majte, ne sherbim te koalicionit opozitar te majte. Kjo vote pa dyshim qe do te gjendet tek ata socialiste qe per nje arsye ose nje tjeter sot jane jashte PS, apo tek ata socialiste te zhgenjyer te LSI-se, qe per shkak te koalicionit pas zgjedhor te 2009-es, te partise se tyre me partite e djathta, mbeten ne udhekryq. Pare ne kete kendveshtrim, PSM me shume mundesi mund te luaje nje rol te konsiderueshem ne nje sere njesish vendore, ku diferenca elektorale ne vota midis PS dhe PD eshte e ngushte. Se dyti, PSM u krijua dhe e gjen veten natyrshem ne spektrin e partive te majta, sepse mendon qe ka ardhur koha qe e majta te bashkohet dhe te pasurohet me vlera politike me pervoje dhe me kontribute.
Keni marre pjese ne disa aksione te perbashketa me PS. Nderkohe qe nuk ju shohim pjese te tryezes se koalicionit te aleateve te Opozites se Bashkuar? Nuk u eshte bere nje ftese, apo nuk keni pranuar te jeni pjese e saj?
Procesi i zgjerimit te koalicionit te aleateve te opozites se bashkuar, eshte nje proces ne zhvillim e siper, qe besoj se do te pasurohet me ngjarje dhe elemente te rinj ne nje te ardhme te afert, ne sherbim dhe ne funksion te nje te majte gjitheperfshirese dhe konkurruese ne cdo sfide elektorale.
Si e vleresoni aksionin e opozites qe pas zgjedhjeve te qershorit 2009?
Zgjedhjet e qershorit 2009, ndryshe nga sa pritej dhe nga sa u propagandua nga politika zyrtare, nuk sollen stabilitet politik dhe institucional, perkundrazi i hapen rruge instalimit gradual te nje ngerci dhe me pas nje krize politike ne vend, e cila muaj pas muaji u be edhe me e rende duke terhequr jo vetem vemendjen, por edhe shqetesimin ne rritje te te gjithe faktorit nderkombetar pa perjashtim. Ecejaket e vazhdueshme dhe negociatat e nderkombetareve te te gjitha niveleve me politiken shqiptare gjate gjithe ketyre muajve deshmojne qarte se kriza politike u instalua me te gjithe peshen e saj ne Shqiperi. Ne keto kushte, opozita ne me shume se nje rast, u mundua te ofroje alternative te zgjidhjes se ngercit te cilat u duk se nuk gjeten gatishmerine e mazhorances per te toleruar. Pra ne keto kushte, aksioni politik i opozites ka qene i detyruar te zhvillohej ne kushtet e nje krize politike dhe paralize institucionale. Keto besoj kane qene edhe arsyet qe kane detyruar nderkombetaret te zbarkonin ne Shqiperi, apo qe kane detyruar ambasadorin e ShBA-ve qe te jape qarte mesazhin e domosdoshmerise se stabilitetit dhe te pavaresise se institucioneve, si nje garanci jo vetem per mbarevajtjen e demokracise ne Shqiperi, por edhe per stabilitetin e rajonit qe gjithsesi vazhdon te jete dukshem i trazuar ne me shume se nje shtet.
Nese do te bashkepunoni me PS, cfare do te kerkonit, ose cila jane synimet tuaj per zgjedhjet lokale?
Eshte e qarte qe synimet e PSM per zgjedhjet lokale konsistojne ne fuqizimin e rolit te se majtes opozitare, ne nje fitore me te thelle dhe me te qendrueshme te zgjedhjeve te 8 majit, ne raport me ato te vitit 2007. Me kete kam parasysh qe synimi yne politik ne bashkepunim dhe ne funksion te se majtes, nuk eshte thjesht te fitojme kryetaret e bashkive me te medha ne vend, sic ndodhi ne vitin 2007 por, gjithashtu te arrijme te fitojme nje shumice sinjifikative ne Keshillat e Bashkive, te Komunave, te njesive bashkiake dhe te qarqeve, te cilat e majta nuk i arriti dot, ne zgjedhjet vendore te vitit 2007.
Partia Socialiste do te paraqitet ne keto zgjedhje me koalicionin me te madh qe ka mbledhur ndonje here rreth vetes. Mes aleateve te PS-se nuk mungojne demokristianet, apo parti te tjera me profil qe qarte te djathte, por edhe perfaqesues te kategorise se te perndjekurve. A eshte ky bashkimi real i se majtes? Mendoni se e majta po prezantohet sic duhet ne keto zgjedhje?
Koalicioni ka nje emer te qarte, ai quhet Opozita e Bashkuar. Dhe termi Opozite e Bashkuar nenkupton nje tryeze politike qe mund te zgjerohet vazhdimisht, sidomos ne kushtet kur vendi po perballet me krize politike. Ketu nuk ka asgje per t'u cuditur nese ne kete tryeze opozitare nuk jane vetem parti te spektrit te majte politik, per sa kohe qe vendi qeveriset gjithashtu nga nje koalicion mix, i cili nuk perbehet vetem nga parti te spektrit te djathte.
Cfare rezultati parashikoni per zgjedhjet e 8 majit ?
Eshte shume e rendesishme qe zgjedhjet e 8 majit te permbushin standardet e zgjedhjeve demokratike, ne nje vend qe aspiron te hyje ne Bashkimin Evropian. Ne keto kushte edhe PSM kerkon garantimin e votes se lire dhe te patjetersueshme ne keto zgjedhje, per te mundesuar nje rezultat real dhe te pakontestueshem. Per sa i perket rezultatit, ju garantoj qe PSM po pergatitet ne menyre shume intensive, per te pasur nje perfaqesim dinjitoz elektoral ne te gjitha nivelet e pushtetit vendor. Bisedoi: Q.Xhani