E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri: Ne zgjedhjet e 8 majit, me projekte

Kryeministri tha se mazhoranca qe ai drejton, do te shkoje ne zgjedhjet e 8 Majit, me qendrimin e palekundur te politikes dhe shoqerise se vlerave. "Une shfrytezoj kete rast t'ju bej thirrje qytetareve te Elbasanit dhe mbare Shqiperise, qe secili prej tyre te jape kontributin personal ne demokracine shqiptare, duke votuar te lire, duke votuar ne zgjedhje te lira e te ndershme, duke votuar ballelart e krenare, sepse ne shkojme ne keto zgjedhje me nje prej infrastrukturave zgjedhore me moderne ne bote", vijoi Berisha. Ai tha se mazhoranca shkon ne keto zgjedhje, pasi sistemi i numerimit te votave ne vendin tone, u faktua si sistemi me i sakte e me preciz. Po keshtu, Berisha permendi se PD dhe mazhoranca, shkon ne keto zgjedhje te vendosur, ne respekt te plote me njeri-tjetrin dhe te votojme alternativen me te mire, te votojme alternativen e vlerave, alternativen qe vendos ne epiqender qytetaret mbare Shqiperise. "Ne shkojme ne keto zgjedhje me projekte, ne te cilat ne epiqender do te jete qytetari, interesat e vizioni, hallet e dertet e tij. Jam sot ketu per te garantuar qytetaret shqiptare se ne 4 vite ne cdo fshat, ne cdo qytet, ne cdo lagje e cdo rruge do te kete infrastrukture teresisht moderne. Shqiperia evropiane eshte objektivi yne kryesor", premtoi Berisha. Kryeministri ka deklaruar se "vitin tjeter kryebashkiaku i ri i Tiranes dhe kryebashkiaku i ri i Elbasanit, do te bejne nje axhende te perbashket per te festuar Diten e Veres", nderkohe qe pas pyetjes se "do te jete zoti Basha?", kryeministri Berisha: "Kush tjeter", duke vulosur perfundimisht kandidimin e Bashes ne Tirane, madje duke shprehur dhe garancine maksimale se vitin e ardhshem festen e veres ne Tirane do ta festojne me Bashen kryetar bashkie. Duke shkuar me tej, nga qyteti i Elbasanit, kryeministri zbuloi edhe disa nga prioritetet qe mazhoranca do te kete per kryeqytetin, i bindur ne fitoren e partise se tij. "Me lejoni t'ju garantoj se me kryebashkiakun e ri, ne jemi te taksave te uleta. Ne jemi dhe do te mbetemi qeveri e taksave te uleta, sepse ne besojme se ne kontot tuaja bankare parate jane me vlefshme se kudo tjeter per tu shnderruar ne miresi per familjet tuaja, per punonjesit tuaj, komunitetin ku jetoni, per qytetin dhe mbare Shqiperine", theksoi kryeministri Berisha. Sipas tij, vitin tjeter kryebashkiaku i ri i Tiranes dhe kryebashkiaku i ri i Elbasanit do te bejne nje axhende te perbashket per te festuar Diten e Veres. R. Rapushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›