Subashi: Ristani dhe Poni po bejne skemen e manipulimit
Opozita ka kerkuar nderhyrjen e OSBE-se, per garantimin e zgjedhjeve te lira ne vend. Deputeti i Partise Socialiste, Armando Subashi tha dje per mediat se ne kushtet aktuale nuk mund te garantohen zgjedhje normale ne vend. "OSBE duhet te flase qarte per keto shkelje flagrante te ligjit dhe komuniteti nderkombetar, duhet ta kuptoje se pa ndryshuar keto kushte s'mund te kete zgjedhje te lira e te ndershme ne Shqiperi", tha dje deputeti i PS-se. Subashi iu referua konkretisht problemeve me listat e zgjedhesve dhe qendrimi te kreut te KQZ, Arben Ristani. Sipas tij, me gjithe qendrimet e mbajtura KQZ dhe Ministria e Brendshme nuk kane mbyllur sistemin e listave te zgjedhesve. "Pavaresisht se edhe OSBE e quajti shkelje mosmbylljen e regjistrimeve te reja ne regjistrin e gjendjes civile, sistemi vazhdon te mbahet i hapur nga Poni per llogari te Saliut. Poni dhe Ristani jane te njohur ne manipulimin e zgjedhjeve dhe sot ata jane rivene ne levizje per te perseritur avazin e vjeter te Saliut",-tha dje deputeti i Partise Socialiste. Ai u shpreh se kreu i KQZ-se, me urdher te kryeministrit ka pranuar shkeljen e ligjit dhe po ve ne rrezik serioz zgjedhjet e ardhshme vendore. Ai solli ne vemendje dhe betejen e opozites per transparencen e zgjedhjeve te fundit parlamentare ne vend. "Denoncojme Arben Ristanin si shkeles te ligjit per fotokopjimin e materialeve zgjedhore te qershorit 2009 ne bodrumet e KQZ, me qellim venien e tyre ne dispozicion te Saliut. Ato materiale zgjedhore qe iu mohuan opozites, duke shkelur Kushtetuten, per te mos lejuar transparencen, po perdoren nga Ristani per manipulimin e zgjedhjeve qe po afrojne",-tha Subali.