Jaka fton biznesin belg për investime në Shqipëri

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë i bën thirrje biznesit belg të vijë të investojë në Shqipëri. Këto deklarata Jaka i bëri në forumin e biznesit Shqipëri- Belgjikë. Sipas kryetarit të Dhomës së Tregtisë vendi ynë është mjaft tërheqës për shkak të skemës së taksimit, i cili u vjen në ndihmë investuesve të huaj.
Një sërë biznesmenësh belgë kanë treguar interes të vijnë të investojnë në Shqipëri, sidomos në sektorin e energjitikës,mineraleve dhe infrastrukturës.