AKKP: 121 ish-pronarë do të marrin 115 milionë lekë
Agjencia ka miratuar kompensim për 68 kërkesa të paraqitura.
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të shpërndajë këstin e parë për 68 kërkesa të paraqitura pranë saj, të cilat janë shqyrtuar dhe kanë marrë OK për kompensimin. Gazeta publikon sot emrat e ish-pronarëve, që kanë paraqitur këto kërkesa së bashku me specifikat përkatëse. AKKP sqaron se në total përfitojnë 121 pronarë, të cilët do të marrin 47 për qind të shumës totale që përfitojnë nga trualli i tyre, që është zënë nga ndërtimet informate. Për kompensimin është vënë në dispozicion një fond prej 115 milionë lekësh.
Per te pare tabelen e e artikullit ne fjale klikoni mbi: PDF