E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndikimi i krizës në rajon, duhen teori të reja

Gjatë kohës që kriza greke ka rrethuar një sërë vendesh të Europës kërkohet një projekt real për daljen e Shqipërisë nga kjo situatë. Në një tryezë të realizuar prej ambasadës greke në lidhje me efektet e krizës ekonomike në rajon Selami Xhepa u shpreh se duhen teori të reja për të përballuar realitetin. Anëtari i PS-së në komisionin e ekonomisë dhe të financave Arben Malaj kërkoi ndërhyje të menjëhershmë në këtë situatë.
 

Ndërsa Franz-Lothar Altman shpjegoi disa prej efekteve të krizës. "Kriza ekonomike është mjaft e vështirë . Ajo ndahet në krizën që ka përfshirë vendet e Europës dhe në ndikimet që jep në vendet përreth. Disa prej efekteve që kanë ndjerë vendet përreth janë ulja e shkëmbimeve tregtare, ulja e investimeve te huaja si dhe ulja e konsumit të familjeve. Kështu në Shqipëri shkëmbimet tregtare që pas 2009 kanë rënë me të paktën 8 përqind. Realitet aktuale na tregojnë se tashmë është e nevojshme të realizohen sfida të rëndësishme" ka theksuar ai.

Ndërkohë që Shoqata e bankave përsëriti edhe njëherë se sektori bankar në vend është i sigurt dhe nuk ka ndikim prej krizës që po ndodh në Greqi.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›