E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria rehabiliton Nikolin Jakën, pas burgut, në krye të Dhomës së Tregtisë

TIRANË - Mazhoranca qeverisëse ka vendosur në krye të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, ish-ministrin e Transporteve Nikolin Jaka. Ai u zhduk nga jeta politike, pas një viti burg për korrupsion në tenderat e rrugëve. Ndërsa sot, Asambleja e Përgjithshme e Dhomës ka zgjedhur Nikolin Jakën me 60 vota pro, kryetar të ri. Jaka më parë ka qenë edhe sekretar i Dhomës së Tregtisë.

Zgjedhjet për kreun e ri u zhvilluan pasi Gjok Uldedaj u bë deputet në zgjedhjet e qershorit. Në garë për kryetar të ri të Dhomës së Tregtisë ishin edhe Edmond Rusmajli dhe Sami Celaj, por shumicën e votave i ka marrë ish-zëvendësministri i Transporteve.


Jaka, tre vjet më parë ishte zv.ministër i Transporteve, kur dikasteri drejtohej nga Lulzim Basha. Një operacion i policisë i quajtur 'Duart e pastra' e vuri në pranga bashkë me nëpunës të tjerë të kësaj ministrie, nën akuzë për korrupsion me tenderat e e rrugëve. Gjykata e Tiranës e dënoi me 1 vit e 20 ditë burg, 800 mijë lekë gjobë si dhe i hoqi të drejtën e ushtrimit të profesionit për tre vjet. Ndërsa Gjykata e Apelit, uli masën e dënimit për ish-zv.ministrin.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›