Jaka:Vendimet e prokurorisë për sipërmarrësit, selektive

Kryetari i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka i ka kërkuar prokurorisë të zbatojë parimin e barazisë për sipërmarrësit dhe jo atë të selektimit. Në një konferencë për shtyp Jaka duke iu referuar arrestimit të dy bisnesnenëve në kryeqytet, theksoi se sipërmarrja e lirë nuk po trajtohet në mënyrë të barabartë nga drejtësia shqiptare.
“Arrestimi i dy ditëve të fundit krijon precedent serioz pasi sipërmarrja është kthyer në një tabelënga drejtësia. Masa e sigurisë është në kundërshtim me kriteret pasi akuza nuk paraqet rrezikshëmri shoqërore” theksoi Jaka.
Sipas tij ndaj sipërmarrësve janë marrë masa ekstreme nga prokuroria ndërkohë që për kryetar bashkie dhe komuna të cilët janë dënuar nuk është marrë ndonjë masë sigurie.