Doganat për naftën: Hetimet, bashkë me doganat italiane

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka reaguar në lidhje me investigimet e shërbimit doganor mbi eksportet e naftës virgin.
Në një deklaratë për shtyp drejtoria e përgjithshme e doganave thekson se rezultatet e hetimit si dhe përgjigjet e ardhura nga strukturat homologe ku evidentohet një diferencë në peshë midis deklaratave të eksportit të depozituara pranë autoriteteve doganore shqiptare dhe deklaratave të importit të depozituara pranë autoriteteve doganore të vendit të destinacionit i janë vënë në dispozicion në vazhdimësi organeve kopetente.
“ Autoritetet Doganore Shqiptare vazhdojnë investigimin për këtë çështje dhe informojnë në vazhdimësi, për çdo rast organet kopetente duke dhënë njëkohësisht dhe një ekspertizë profesionale.
Rezultate e aritura në hetimin e kësaj çështje janë mbështetur kryesisht në ekspertizën teknike dhe dokumentacionin e vënë në dispozicion nga Autoritetet Doganore” thekson drejtoria e doganave.
Gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme e Doganave garanton publikun se në veprimatrinë e saj në tërësi dhe në punën e saj investiguese në veçanti nuk infuencohet nga asnjë ndërhyrje e çfardo lloji qoftë ajo.