Deklarimi për profesionet e lira, afati i fundit për shkurtin
14/03/2011 Sanksionet në rast se nuk mbahen dokumentet fiskale apo mosinstalimi i pajisjeve fiskale
Të gjitha profesionet e lira dhe ato të fushës së hotelerisë duhet të regjistrohen pranë administratës tatimore si subjekte të TVSH-së. Ato që regjistrohen për herë të parë duhet të deklarojnë çdo datë 14 të muajit pasardhës veprimet e kryera për muajin e mëparshëm. Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi nga muaji shkurt dhe detyrimit për këta persona që ushtrojnë profesionet e lira të regjistrohen vullnetarisht, deri në datën 14 mars duhet të kryhet deklarimi i aktivitetit të kryer në muajin shkurt. “Periudha e parë e deklarimit dhe pagesës së TVSH-së për këta tatimpagues do ti përkasë periudhës tatimore shkurt 2011, deklarim i cili do të kryhet nga data 1-14 mars 2011”, - thekson njoftimi i administratës tatimore.
Ndryshimet
Bëhet fjalë për të gjithë tatimpaguesit që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike sipas profesioneve të tilla si avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, mami, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël, i regjistruar dhe kontabilist i miratuar, vlerësues i pasurisë, si dhe tatimpaguesit që ofrojnë shërbime në veprimtarinë ekonomike në fushën e hotelerisë. Për këta persona, pavarësisht nga qarkullimi vjetor, është hequr kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në dhe konsiderohen nga administrata tatimore si subjekte të TVSH-së. “Të gjithë tatimpaguesit që regjistrohen për herë të parë pas datës 1 shkurt 2011 pranë QKR-së, për të ofruar shërbime në veprimtaritë ekonomike si më sipër, në formularin e regjistrimit do të zgjedhin të jenë të regjistruar për TVSH-në pavarësisht qarkullimit që parashikojnë të kryejnë. Duke filluar nga data 1 shkurt 2011, tatimpaguesit që janë të regjistruar aktualisht me qarkullim deri në 2 milionë lekë, të cilët ofrojnë shërbime në veprimtaritë ekonomike si profesione të lira apo në fushën e hotelerisë, por nuk janë të regjistruar për TVSH-në duhet të paraqiten pranë Drejtorive rajonale Tatimore të juridiksionit që i përkasin për të ndryshuar përgjegjësinë tatimore, pra do të aktivizohen për TVSH-në”, - thekson njoftimi. Që në momentin e aktivizimit për TVSH-në këta tatimpagues do të lëshojnë dhe faturojnë TVSH-në në faturat që do të lëshojnë për shërbimet që kryejnë. Këta persona mund të pajisen me fatura tatimore me TVSH apo blloqe të faturave pranë Drejtorive rajonale Tatimore ku janë të regjistruar.
Detyrimet
Që prej 1 shkurtit këta tatimpagues kanë detyrimin ligjor që brenda datës 5 të muajit pasardhës, të regjistrojnë transaksionet e tyre të shitjes dhe blerjes në formatin elektronik të librave të shitjes dhe blerjes në faqen personale që tatimpaguesi disponon “Tatimet e mia”. Pra, nëse bëhet fjalë për transaksionet e muajit shkurt deklarimi i të cilave bëhet në mars. Gjithashtu brenda datës 14 të po të njëjtit muaj ata duhet të bëjë deklarimin elektronik të formularit të deklarimit dhe pagesës së TVSH-së (FDP-në) nëpërmjet formatit elektronik të FDP-së në faqen personale që tatimpaguesi disponon “Tatimet e mia”.
Përgjegjësia për tu regjistruar
Këta tatimpagues janë të detyruar të kërkojnë të regjistrohen për TVSH-në. Deklarimi dhe pagesa për kontributet e sigurimeve shoqërore/shëndetësore dhe TAP do të vazhdojë të jetë çdo 3 muaj. Këto subjekte janë të detyruar të kërkojnë të regjistrohen duke filluar nga data 1 shkurt 2011. “Nëse tatimpaguesi nuk paraqitet vullnetarisht për të marrë përsipër përgjegjësinë tatimore për TVSH-në, Drejtoria rajonale Tatimore do të procedojë sipas ligjit për aktivizimin e tyre si tatimpagues të TVSH-së dhe të njoftojë me shkrim tatimpaguesin për detyrimet tatimore lidhur me deklarimin dhe pagesën për TVSH-në”, - thekson njoftimi. Tatimpaguesit do të ndryshojnë përgjegjësinë tatimore, por do të mbajnë të njëjtin numër identifikimi të personit të tatueshëm.
Sanksionet ligjore
Në bazë të Ligjit 9632 “Për sistemin e Taksave Vendore”, me ndryshimet, Ligjit 9920 “Për procedurat tatimore”, mosmbajtja e dokumentacionit fiskal përbën kundërvajtje administrative dhe ka sanksionet e mëposhtme:
1. Mosafishimi ose mosparaqitja e certifikatës së regjistrimit (5.000 lekë).
2. Mosrespektimi i detyrimit për regjistrim apo detyrimit për përditësimin e të dhënave 25.000 lekë, (neni 112).
3. Mospagesa e detyrimit brenda afatit të parashikuar në ligj 5% e shumës së detyrimit për çdo muaj, por jo më shumë se 25% e detyrimit. (neni 114).
4. Fshehja e detyrimit tatimor (evazioni fiskal) nëpërmjet dokumenteve, informacioneve apo deklaratave joreale dënohet me 100 % të diferencës së shumës së përllogaritur nga ajo që duhej paguar në fakt. (neni 116)
5. Mosmbajtia e regjistrave apo dokumentacionit tatimor 10.000 lekë për çdo shkelje (neni 118).
6. Kryerja me lekë në dorë e transaksioneve të shitblerjes me vlerë mbi 300.000 lekë (10% e vlerës së transaksionit), (neni 120).
7. Mbajtje, përdorim apo transportim i mallit të pashoqëruar me dokumente tatimor dënohet me konfiskim të të gjithë sasisë së mallit ose pagesë në vend të vlerës së mallit. (neni 121)
Pajisjet fiskale
Mosinstalimi i pajisjeve fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë (neni 122).
i. Herën e parë të konstatimit të mosinstalimit të pajisjes fiskale për të cilën është përcaktuar një afat vendosjeje deri me 10 ditë punë, me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
ii. Herën e dytë të konstatimit të mosinstalimit të pajisjes fiskale pas mosrespektimit të afatit të parë 10 ditorë dhe kur për këtë pajisje është përcaktuar një afat vendosje tjetër deri në 10 ditë, pas vendosjes së gjobës së parë, sipas nënndarjes “i” të shkronjës “a” të kësaj pike, me gjobë në masën 500.000 (pesë qind mijë) lekë.
iii. Pas kësaj periudhe sipas ndarjes së shkronjës “a” të kësaj pike, me pezullim të veprimtarisë deri më 6 muaj:
iv. Në rastet e mosvendosjes së pajisjes fiskale me mbyllje të plotë të veprimtarisë.
v. Nuk lëshon kupon tatimor për qarkullimin e realizuar të mallrave apo shërbimeve për çdo rast.
vi. Për herën e parë me gjobën në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
vii. Për herën e dytë me gjobë me masën 500.000 (pesë qind mijë) lekë.
viii. Për herën e tretë, me mbylljen e veprimtarisë për 6 muaj.
ix. Lëshon një biletë që nuk përmban elementët e përcaktuara në këtë ligj për kuponin tatimorë, me gjobë në masën 30.000 (tridhjetë mijë) lekë.
x. Nuk afishon në një vend të dukshëm një poster që tregon detyrimin e blerësit të mallrave apo të përfituesit të shërbimit për të kërkuar kupon tatimor, me gjobë në masën 20.000 (njëzetmijë) lekë.
xi. Nuk mban kontrollin e gjurmës së kuponit tatimorë në mjedisin e ofrimit të mallrave apo shërbimeve me gjobë në masën 30.000 (tridhjetë mijë) lekë.
xii. Nuk bën faturë për qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve të ofruara, me dënim, sipas përcaktimeve të nenit 124;
xiii. Nuk mban libër llogarie për qarkullimin e mallrave, me dënim, sipas përcaktimeve të nenit 118;
xiv. Nuk merr me qira apo nuk regjistron pajisje fiskale rezervë, në rastet kur ky ligj e parashikon si detyrim, me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
xv. Nuk mban dhe mirëmban në kushte pune pajisjet fiskale, me gjobë në masën 80.000 (tetëdhjetë mijë) lekë.
xvi. Nuk njofton menjëherë për defektin e ndodhur në pajisjen fiskale dhe nuk plotëson në rregull librezën fiskale të defekteve, me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
xvii. Moslëshimi i biletave të shërbimit me vlerë ta parashtypur të përdorura në sektor të ndryshëm, si transport, turizëm, art, kulturë etj, dënohet me gjobë në masën 10.000 (dhjetë mijë) lekë për çdo biletë.
xviii. Moslëshimi i faturës tatimore dënohet me 100 % të detyrimit të parapaguar apo padeklaruar (neni 124).
xix. Shkelje për agjentët tatimor 50% e shumës tatimit së plotë të tatimit të pambledhur apo të shmangur (neni 117).
xx. Blerësi apo marrësi i shërbimit, i cili nuk ka kupon tatimor 1.000 (një mijë) lekë (neni 125).
xxi. Mosdhënia e informacionit të kërkuar nga administrata tatimore për 10.000 – 50.000 mijë lekë (neni 126).
xxii. Pengimi në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë i kontrollit apo hetimit tatimor 100.000 (njëqind mijë) lekë (neni 127).
xxiii. Lëshimi i faturës me TVSH nga tatimpaguesit, të cilët nuk e kanë këtë të drejtë me 50% të TVSH-ës së dhënë në faturën tatimore të paautorizuar dhe 100% të asaj të faturuar padrejtësisht (neni 128).
xxiv. Mosafishimi i çmimeve të shitjes 35.000 (tridhjetepesë mijë) lekë (BV) dhe 65.000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekë (BM) (neni 130).