Kinë, miratohet plani 5-vjeçar për stabilitetin social

Në sesionin vjetor të Parlamentit të Kinës është miratuar plani pesëvjeçar, i parashikuar për promovimin e stabilitetit social.
Afro 3 mijë delegatë në Kongresin Popullor Kombëtar mbështetën planin me votim në fund të sesionit 10 ditësh të Parlamentit.
Kryeministri Wen Jiabao, më herët ka thënë se pesë vitet e ardhshme do të jenë “madhore për përshpejtimin e reformave dhe transformimin e zhvillimit ekonomik”.