O Zot kush flet per mjedisin
Mjedisi - tha tash ne prag fushate Berisha- do jete nje nga motot kryesore te fushates sone elektorale. Ka pak te ngjare qe ndokush ta marre seriozisht megjithate le te rendisim fare pak ngjarje qe deshmojne se ne karrieren e tij politike 20- vjecare z.Berisha nuk i ka lene publikut shqiptar qofte dhe nje kujtim sado te vogel ku ai ti kete treguar atij se ka ndonje grimce vullnet per te mbrojtur mjedisin. Nese dikush do te sillte nje fakt qe me iniciativen e kryeministrit eshte shpetuar qofte edhe nje peme apo nje zog meriton nje dekorate.
Por cdo kush mund te sjelle nje mal me shembuj ku goja e Berishes apo firma e tij kane shkateruar barbarisht mjedisin dhe me e keqja eshte se ai po pergatit plane e kontrata te reja te cilat jo vetem shkaterrojne masivisht territore shume te gjera te vendit por shkalla e demit te pritshem eshte ne disa raste e parikuperueshme.
Artikullshkruesi do te sjelle ne kujtesen e lexuesit disa raste qe provojne se S.Berisha eshte nje antimjedisor ekzemplar. Shembujt fillojne nga rastet me te fresketa. Pak dite me pare Berisha kembenguli ne Qeveri qe te hiqet taksa e vendosur per rishitjen e makinave te perdorura e cila ishte vendosur me qellim reduktimin e ndotjes se ajrit qe ndodh ne mase te madhe pikerisht prej prej ketyre makinave sidomos per Tiranen. Pra praktikisht eshte shprehur ne favor te rritjes se ndotjes se ajrit ose ne rastin me te mire per mos uljen e ndotjes se tij.
Akoma eshte e fresket katastrofa se pari mjedisore nga permbytja e fundvitit te kaluar ne Shkoder ku kryeministri me mosveprimin e tij per ta parandaluar ate edhe pse permbytja po behej gjithnje e me frekuente tregoi qarte se mbrojtja e mjedisit per te nuk eshte ne axhende. Ndryshe Qeveria e drejtuar prej tij tash e 6 vjet do kish bere dicka per te shmangur permbytjen duke filluar nga mos bllokimi i projektit te ndertimit te HECit te Skavices varianti i hershem i te cilit daton qysh ne vitet 60 e duke vazhduar me veprat hidrike ne nen-Shkoder. Ne vend te ketyre puneve Berisha negocionte per ndertimin prane Bunes te nje centrali berthamor.
I gjithe publiku vendas dhe i huaj gjithashtu e ka te qarte se si pak muaj me pare Berisha mbrojti me force nje VKM te tijen qe legalizonte importin e plehrave dikush preferon ti quaj mbetje jo pak por plot 55 lloje te tilla dhe kerkush nuk e ndalon ate ti beje 555 ne cdo kohe. Ai mbrojti plehrat duke sulmuar ata qe kundershtuan vendimin e tij duke i etiketuar si armiqte me te rrezikshem te mjedisit qe ushqehen me parate e mafias anarkiste antiglobaliste markiste-leniniste. Te njejten gje pat bere ky qe sot shpall mjedisin moto kryesore te fushates me ata qe kundershtuan disa muaj me pare ndertimin e fabrikave te cimentos.
E kemi degjuar kete individ te thote ne mbledhjet e qeverise zoti minister i Mjedisit duhet te konsiderohet ne menyre shume serioze ndalimi i perdorimit te qeseve plastike dhe kalimi teresisht tek letra... Me fjale ky le edhe mushken me barre por me vepra tonelatat e plastikave qe dekorojne mbare vendin ia dolen ti bejne shtetit Kroat edhe nje dhurate prej mijera mbetjesh per bregdetin e Dubrovnikut turistik ne vjeshten e kaluar.
Ne Qershor te 2010 po ky person firmosi pa iu dridhur dora prerjen e 312 hektare pyll ne zonen e Krujes per te instaluar ne kete territor nje industri nga me ndoteset nje tjeter fabrike cimentoje ne vazhdim te serise se tyre gjate gjithe zones Kruje- Lezhe duke prodhuar vec te tjerash nje masaker te vertete te peizazhit nga ajri qe ben te kuptoje cdo udhetar vendas e i huaj qe ulet ne aeroportin e Rinasit se cfare vetedije mjedisore ka Qeveria e Republikes se Shqiperise.
E nese shkohet nje vit me pas ne vitin 2009 pikerisht ne Qershor ne muajin e fushates elektorale Berisha tinez firmosi masaker-vendimin per prerjen e pyllit te Sodes prej 500 hektare e per ta kthyer kete hapesire te vetme te gjelberuar te qytetit te Vlores ne nje zone te ushtrimit te industrise se rende krahas platformave ane e mbane te betonuara deri ne mes te detit per ngarkim shkarkim te konteinereve natyrisht gjithcka ne sherbim te kompanive te huaja qe nuk i le kush te bejne maskarada ne bregdet ne vendet e tyre.
Dhe 1 vit me pare pikerisht ne kulm te pushimeve ne Gusht 2008 Berisha nenshkruan vendimin sipas te cilit jo disa qindra hektareve gjelberim por mijera hektare pyll e kullota ne gjithe Karaburunin madje duke cenuar dhe Parkun e famshem te Llogorase asgjesohen si te tilla. Edhe ky territor jepet per instalim betoni e celiku per central eolik per nje kompani Italiane. Kryeminister jo e jo po as kryetari i komunes me te humbur nuk do te lejonte nje transformim te tille ne Italine fqinje.
Duke pare kujdesin e Berishes per ndotjen e ajrit shumekush nuk mund te mos sjelle ndermend vendosmerine e tij per ndertimin e monstres se TEC-it me qymyr te Porto Romanos. Proverbial mashtrimi i madh qe ky njeri u beri vlonjateve dhe gjithe shqiptareve per TEC-in e Vlores. Ne 6 Maj 2005 tha ne Vlore Tani te gjitha perpjekjet jane perqendruar ne nje pyll qe nuk mund te jete asgje tjeter vecse nje park per femijet dhe qytetaret e Vlores. Ndaj dhe do ta mbyll kete duke ju falenderuar edhe nje here dhe duke ju siguruar se zeri juaj do te kete perparesi te madhe se mjedisi dhe mbrojtja do te jene percaktuese per te gjitha te tjerat. Ky eshte zotimi yne.
Dikush mund te sjelle dhe plot e plot shembuj te tjere per te sterprovuar se Berisha eshte antimjedisor madje duke u shtrire me fakte deri ne vitin 1991. Nuk ka asnje shprese se me Berishen ne krye do te guxoje ndonje kandidat i tij te behet pak me mjedisor se antimjedisori Berisha ajo qe mund te ndodhe eshte qe per solidaritet ai kandidati te behet ca me shume anti-mjedisor se shefi.