E Diel, 1 Nëntor 2026

Jakshiq: Regjistrimi në veri, vetëm nga Serbia

Nga Express më 21 prill 2011 në ora 16:44

Anëtari i Kryesisë të Partisë Demokratike të Serbisë, Marko Jakshiq, ka thënë se regjistrimi i popullsisë në veri është i realizueshëm vetëm nën organizimin e Beogradit zyrtar.

Ai gjatë një konference për media të enjten në veri të Mitrovicës, ka theksuar se “mënyra e vetme” e organizimit të regjistrimit të popullsisë në veri të Kosovës është nëse këtë organizim e bën Qeveria e Serbisë.

“Kjo është një çështje shtetërore, për të cilën supozojmë se do të duhej të ndodhë në tetor, dhe këtë mund ta bëjë vetëm Beogradi dhe askush tjetër”, ka thënë Jakshiq, transmetojnë mediet serbe.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›