Jakshiq: Serbia nuk po e mbron Kosovën si duhet

Kryetari i të ashtuquajturit Këshill të Komunave Serbe në Kosovë, dhe deputeti i PDS-së në Kuvendin e Serbisë, Marko Jakshiq, ka thënë se ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq, në mbledhjen e Këshillit të KB-së nuk ka arritur t’i prezantojë çështjet kyçe në lidhje me pozitën e serbëve të Kosovës.
Sipas tij, Jeremiq ka gabuar, sepse duke përmendur bisedimet në mes të Beogradit dhe Prishtinës, ka lënë anash çështjen e bisedimeve rreth statusit të Kosovës.
“Serbia dhe shumë njerëz në këtë mënyrë mund të kuptojnë se shteti serb, ministri, por edhe të tjerët, janë pajtuar me Kosovën e pavarur, dhe se tani kanë ngelur vetëm çështja e kufijve dhe çështjet tjera teknike”, citon RTK Jakshiqin. Ndërsa, sipas tij vendimi i GJND-së prezanton politikën e gabuar të Serbisë ndaj Kosovës.
“Serbia nuk është duke mbrojtur Kosovën në mënyrën e duhur, dhe se Kosova nuk mund të bëhet shtet shqiptar, nëse një gjë të tillë ne nuk e dëshirojmë. Kam frikë se me një politikë të tillë, të ngadalshme dhe fleksibile, në raste të caktuara edhe proshqiptare, ne dërgojmë ujë në mullirin e shqiptarëve, shenjë kjo që nuk është e mirë për ekzistimin e serbëve në Kosovë”, ka thënë Jakshiq.
Ai ka tërhequr vërejtjen se Serbia duhet të porosisë qartë se nuk ka ndarje të Kosovës dhe duhet që të mbështetet më shumë në Rusinë, pa të cilën, sipas tij, Kosova nuk mund të mbrohet.