Jakup Krasniqi Takimet ne Berlin shume frutdhenese

DW Per tre dite qendruat ne Berlin i ftuar nga Presidenti i Bundestagut Lammert. fare pershtypje krijuar ne kete vizite e cila eshte edhe e para per ju si Kryetar i Parlamentit te Kosoves se pavarur
Krasniqi Ka qene nje pritje shume e ngrohte shume dashamirese. Pra mund te them nje pritje e shkelqyeshme nga te gjithe. Me kete rast si Presidenti i Bundestagut zoti Lammert edhe politikanet e tjere kudo ku ishim ne takimet qe zhvilluan treguan nje interes te jashtezakonshem per Kosoven dhe zhvillimet e saj me te fundit. Ata ishin te interesuar te dinin gjithcka per shtetin e ri te Kosoves per perparimet por edhe mangesite qe ka ky vend. Une kthehem ne Kosove me pershtypjet me te mira nga Berlini.
DW Konkretisht zoti Krasniqi cfare u tha ne takimet qe ju zhvilluat vecanerisht ne Ministrine e Jashtme dhe ne ate te Mbrojtjes apo me perfaqesues dhe drejtues komisionesh te ndryshme te Bundestagut si dhe me perfaqesues te grupeve parlamentare fare premtuan ata per te ardhmen e Kosoves
Pala gjermane te interesuar per zhvillimet demokratike ne Kosove
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jakup Krasniqi ne interviste me Deutsche Wellen
Krasniqi Ne kemi zhvilluar nje sere takimesh kjo eshte e vertete. Axhenda jone ishte mjaft e ngjeshur ne keto tre dite por shume efektive shume frutdhenese. Ne pergjithesi te gjithe treguan interes te vecante per situaten politike ne Kosove per zhvillimet ne veri te Kosoves. Por ne menyre te vecante politikanet gjermane u interesuan edhe per sundimin e ligjit dhe rendit ne vendin tone zhvillimet demokratike ne aspektin ligjor. Gjithashtu ata insistuan edhe ne luften qe institucionet e Kosoves duhet te bejne ndaj dukurive negative ne luften kunder korrupsionit. Ata kerkuan nje angazhimi me te madh te politikes kosovare ne kete drejtim.
DW A ka nje mbeshtetje konkrete nga pala gjermane per Kosoven
Krasniqi Sigurisht qe ka sepse Gjermania na ka mbeshtetur gjate gjithe ketyre viteve. Ndihma dhe kontributi i Gjermanise eshte mjaft i madh gadishmeria e saj per ta ndihmuar shtetin e Kosoves ne rrugen e esaj te integrimit te sundimit te ligjit dhe te rendit dhe te sigurimit te teresise terrritoriale eshte shume konkrete .Per te gjitha keto kemi marre nje mbeshtetje te fuqishme nga Gjermania. Do te vecoja ketu bashkepunimin mes dy parlamenteve bashkepunim ky qe ka nisur edhe me pare dhe do te vazhdoje me siguri ne te gjitha fushat. Jo vetem ne ate politike por edhe ne fushen ligjore dhe adminitrative.
DW Au diskutua ceshtja e statusit te Kosoves ne rrrugen per intergimin ne BE dialogu Prishtine Beograd Si vleresohen nga pala gjermane keto hapa
Vleresohen bisedimet shqiptaro-serbe kerkohet bashkepunim me KFOR-in dhe EULEX
Krasniqi Mendoj se pala gjermane e vlereson gadishmerine e Kosoves per te biseduar me palen serbe e vlereson gadishmerine e Kosoves qe keto bisedime te jene frutdhenese dhe u shpreh mbeshtetja qe Gjermania i jep Kosoves ne rrugen e saj per ne BE fillimisht ne ate te liberalizimit te vizave per qytetaret e saj e me pas per proceset e tjera te kesaj rruge te integrimit europian. Por natyrisht edhe nga ne u kerkua qe te kryejme detyrat dhe obligimet qe na takojne ne raport me zhvillimet e demokracise por edhe ne raport me qytetaret e Kosoves. Gjermania eshte duke i percjell nga afer zhvillimet ne Kosove vecanerisht ato ne veri. Shume qarte u fol per qendrimin e politikes gjermane ne raport me Serbine se pa permbushjen e kritereve te parashtruara nuk do te jepet pelqimi per dhenien e statusit te vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian. U kerkua nga te gjithe qe institucionet e Kosoves duhet te punojne ngushte me KFOR-in dhe EULEX-in ne menyre qe problemi ne veri te zgjidhet ne menyre te koordinuar.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jakub Krasniqi dhe Norbert Lammert
DW Ju ishit i pranishem edhe ne zhvillimin e nje sance parlamentare ne Bundestag A ju ndihmon kjo pervoje ne Berlin zoti Krasniqi
Krasniqi Realisht ne kemi kohe qe deputetet tane shkembejne pervoja te tilla dhe sigurisht kjo ka ndIhmuar ne funskionimin me te mire te parlAmentit tone. Ky eshte edhe synimi yne edhe ne kete vizite treditore qe te bartim me vete gjithcka qe duhet te jete edhe ne te mrie te funksionimit te parlamentit tone. Praktikat na ndihmojne shume sidomos per zhvillimin e debatit por edhe i pjeseve perberese te parlamentit. Roli I rregullores ai i grupeve te punes reformat e ndryshme ne kete institucionem apo kodi i etikes se Parlamentit jane per tu marre shembull ketu ne Berlin.
DW Meqenese vitit 2011 po i vjen fundi a mund te na beni nje bilanc te shkurter te Parlamentit ne Prishtine kur dihet qe ky vit nuk ka qene I lehte
Krasniqi Po kjo eshte e vertete.Viti 2011 per shkaqet qe dihen e ka nisur punen ne muajin mars dhe po te kemi parasysh periudhen e punes se tij mendoj se parlamenti i Kosoves ne pergjithesi i ka realizuar objektivat e tij. Bilanci i Kuvendit te Kosoves eshte me I sukseshmi ne krahasim me institucionet etjera ne Kosove. Kemi nje bilanc pozitiv edhe per faktin qe ne parlament rreth 85 deputete jane te rinj te pranishme per here te pare ne kete institucion pra pa pervoje. Megjithate te gjitha obligimet deri ne fund te vitit po realizohen pertej parashikimeve.
Autor Mimoza Kelmendi
RedaktoiAida Cama