Merkel denon Serbine se ka kontribuar ne konfliktin ne veri te Kosoves

Ne keto dite kur euroja gjendet gati perdite ne qender te debatit ceshtje te tjera evroiane dalin fatkeqesisht shpesh ne plan te dyte tha Merkel. Kjo vlen per shembull per politiken e zgjerimit te BE-se e cila eshte tradicionalisht ne rendin e dites te takimit te dhjetorit te Keshillit Evropian.
Qeveria gjermane mbeshtet perspektiven per BE te te gjitha shteteve te Ballkanit Perendimor tha kancelarja gjermane. Ajo shtoi se ne suazat e mbledhjes se Keshillit Evropian do te nenshkruaje per Gjermanine marreveshjen e anetaresimit me Kroacine. Per ne ka rendesi vendimtare qe Mali i Zi te beje hapa te tjere perpara ne konsolidimin e shtetit ligjor dhe ne luftimin e korrupsionit e te krimit te organizuar tha ajo. Ne do ti kerkojme keto hapa por edhe do ta ndihmojme Malin e Zi qe te jete ne gjendje te permiresoje gjerat qe jane per tu permiresuar. Bildunterschrift Angela Merkel duke folur para parlamentit
Ajo u ndal vecanerisht te Serbia dhe e denoi se ka kontribuar ne konfliktin ne veri te Kosoves cka ka shpene edhe ne plagosjen e paqeruajtesve gjermane. Ne planin afatgjate duam te afrojme jo vetem Serbine po edhe Kosoven ne Bashkimin Evropian dhe ta mbajme BE-ne me aftesi te plote funksionimi. Prandaj vijoi kancelarja udha e Serbise drejt BE-se kalon vetem nepermjet normalizimit te marredhenieve me Kosoven. BE-ja dhe qeveria gjermane kane formuluar ketu heret shpresa per hapa konkrete. Me vjen shume keq qe deri tani Serbia nuk i ka plotesuar mjaftueshem keto pritje e kesisoj nuk ekzistojne deri tani parakushtet per dhenien e statusit te vendit kandidat plotesoi Merkel. Marredheniet e mira fqinjesore dhe bashkepunimi rajonal jane pjese e politikes se zgjerimit te BE-se ne kriteret e Kopenhages theksoi ajo.
Serbia duhet gjithashtu te perballet me akuzen se diten e fundit ka kontribuar ne nje atmosfere ne te cilen jane sulmuar dhe plagosur me arme zjarri ushtare gjermane ne veri te Kosoves tha ajo. Une them qe kjo nuk eshte e pranueshme. Ushtaret tane kryejne atje nje sherbim te shkelqyer dhe per kete sherbim ne u jemi mirenjohes.
Autor Elert Ejazaj
Redaktoi Aida Cama