E Diel, 1 Nëntor 2026

Jakup Krasniqi koordinohet me Murat Jasharin

Jakup Krasniqi javët në vijim zyrtarisht do ta braktisë PDK-në. Nuk i ka mbetur vend në parti.

Ashtu siç ka bërë të ditur javë më parë “Bota sot” nga burime të sigurta, se kryekuvendari Krasniqi ka vendosur për formimin e partisë së tij, tashmë kjo po shndërrohet në një realitet dhe në një proces formal, shkruan kjo gazetë.
Krasniqi e ka ndarë mendjen dhe po shqyrton mundësinë të krijoj subjektin e ri politik në Kosovë. Indirekt ka gjetur mbështetjen edhe nga Murat Jashari dhe familja e nderuar e komandantit legjendar Adem Jashari.

Pavarësisht se këta në vazhdimësi po dëshmohen neutral ndaj partive. Padrejtësisë dhe injorimet që po i bëhen familjes Jashari, do të kthehen si goditje fatale për Hashim Thaçin dhe klanin e SHIK-ut. Më 17 shkurt Jakup Krasniqi ishte i vetmi nga liderët kryesor shtetëror që vizitoi familjen e komandantin legjendar Adem Jashari. E cila nuk u vizitua as nga Hashim Thaçi, e as nga presidentja Atifete Jahjaga.

Shqyrtimi për nismën e themelimit të partisë së re ka marrë dakordimin edhe të Fatmir Limajt, i cili mbahet i paraburgosur. Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj ishin ndër katër njerëzit më të votuar në Kosovë në zgjedhjet e 2010. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›