Jakup Krasniqi u takua me kreun e PS-së, Edi Ramën
rama_takon_jakup_krasniqi_1_487724.jpg)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka zhvilluar të martën një takim në Tiranë edhe me kreun e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, me ç’rast diskutuan lidhur me zhvillimet e fundit në të dyja vendet.
Me këtë rast kryekuvendari Krasniqi u bëri një vështrim zhvillimeve aktuale në Kosovë, duke u ndalur në reformën zgjedhore, amendamentimet kushtetuese, detyrat që dalin nga Raporti i Progresit dhe angazhimet e institucioneve për kryerjen me kohë të këtyre obligimeve etj.
Kurse kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama është interesuar për ecuritë ekonomike, investimet, pastaj për zhvillimin e bujqësisë, si dhe për energjetikën.
Një vëmendje të veçantë, Rama i kushtoi edhe nevojës së krijimit të një sistemi unik arsimor në nivel kombëtar.