E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundestagu kërkon falje për vrasjet nga neo-nazistët

Bundestagu gjerman përkujtoi viktimat e serisë së vrasjeve neo-naziste dhe u shpreh i turpëruar për hetimet e pamjaftueshme të autoriteteve të sigurisë të federatës dhe të landeve.

Deputetët u ngritën në këmbë kur presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert, shprehu pikëllimin e tij për vrasjet e kryera nga treshja neo-naziste e Zwickaut.

Më parë, liderët e partive dhe shefat e grupeve parlamentare ranë dakord për një deklaratë të përbashkët në luftën kundër terrorizmit të djathtë.

Në deklaratë kërkohet një hetim i shpejtë i krimeve dhe shqyrtimi i mundësisë për ndalimin e veprimtarisë së partisë së ekstremit të djathtë, NPD.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›