E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj: Nuk do të jem pjesë e kabinetit qeveritar

Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj deklaroi sot se ai nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re, ndersa nuk përfundojnë hetimet kundër tij.
 

“Që vendi ynë të ecë në integrime nuk i kam qenë barrë e vendit tim. Hetimet per Ministrin e Transportit duhet të përfundojnë, nuk do të jemë pjesë e kabinetit të ardhshëm të qeverisë së Kosovës. Shpresoj që të mos përdoret në mënyrë selektive, dhe drejtësia të mos lejojë që përmes kësaj përralle të bëjë eleminime. Besoj se kriteret për institucionet e Kosovës të plotësohen. Do të vijojë të qëndrojë në Parlamentin e Kosovës, në dispozicion të drejtësisë për të mbyllur këtë rast. Ministrinë e Transportit që kam drejtuar ka qenë më e suksesshme këto dhjetë vite.
 

Po ndërtojmë një kabinet të ri, dua që vendi të ecë para. Dua që ky standart të respektohet nga të gjithë. Kam 75 mijë vota. Nuk do të jem pjesë e kabinetit qeveritar.
 

Nuk jam nga ata deputetët, votën time do ta bëj publike për këtë kualicion. Nuk jam aventurist politik, mos prisni nga unë qe të bëjë diferencime. Drejtësia duhet të japë fjalët e saj. Ky standart të jetë për të gjithë, jo për një pjesë të caktuar. Qeverinë e drejton Thaci, unë e votoj atë. Për cdo gje, përgjegjës kryesor është Thaci” ka deklaruar Limaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›