E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republikanet Nuk ka krisje me PD-ne

Deklarata Anashkalohet incidenti me kandidatin e Berdices

Partia Republikane hodhi poshte zerat per nje krisje ne marredheniet e saj me Partine Demokratike per shkak te konfliktit mes kandidatit te PR-se dhe nje tjetri te pavarur ne Komunen Berdice te Shkodres. Sekretari i Pergjithshem i PR-se Arian Madhi permes nje komunikimi me mediat deklaroi se nuk ka pasur dhe nuk do te kete asnje carje midis Partise Republikane dhe asaj Demokratike. Partia Republikane ka qene dhe mbetet aleatja dhe mbeshtetesja me e fuqishme e Partise Demokratike dhe beson ne fuqine e ketij koalicioni pavaresisht deshires apo interesave okulte qe mund te kene individe te ndryshem theksoi fillimisht Madhi. Por sipas tij rezervat qe ka paraqitur kandidati i Aleances per Qytetarin te Komunes Berdice jane te adresuara perkundrejt personash te vecante qe nuk perfaqesojne vete Partine Demokratike. Qendrimet e ketyre personave ne mbeshtetje te kandidateve alternative ne i vleresojme si fenomene te karakterit lokal shume te izoluara dhe qe rendom kane ndodhur ne historine e zgjedhjeve ne Shqiperi ku kandidate te ndryshem pavaresisht nga perkatesite e tyre politike kane zgjedhur te kandidojne si kandidate te pavarur sqaroi Arian Madhi. Deklarata e Madhit erdhi pas deklaratave te kandidatit te Aleances per Qytetarin ne Berdice Qamil Xhurreta sipas te cilit Partia Demokratike ne kete zone po mbeshteste haptazi kandidatin e pavarur Besnik Tahiri duke shkelur keshtu marreveshjen PD-PR per kete zone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›