E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Hashim Thaçi udhëtoi për Bruksel

(E plotësuar) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në mbrëmje udhëtoi për Bruksel, me ftesë të Baroneshës Catherine Ashton.

Kryeministri Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, nesër do të takohet me Baroneshën Ashton, njëherit Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së.

Kryeministri Thaçi në takim do të diskutojë avansimin e agjendës së integrimeve evropiane të Republikës së Kosovës. Temë tjetër e takimit gjithashtu do të jetë normalizimi i marrëdhënieve ndërshtetërore në mes të Republikës së Kosovës dhe

Serbisë, si dy shtete të pavarura.

Ashton pret Thaçin dhe Dacicin

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Catherine Ashton do të takohet nesër me Kryeministrin e Serbisë Ivica Dacic, në përpjekje për të nisur dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Zëdhënësja e Ashton ka bërë të ditur se Baronesha do ta presë edhe Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin, por nuk ka treguar nëse kjo do të ndodhë të njëjtën ditë.

Pala kosovare ka miratuar të enjten rezolutën për pjesëmarrje në dialog me Serbinë në një debat të ashpër në Parlament.

Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar po ashtu se do të marrë vendim për dialogun me Kosovën gjatë ditës së enjte.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›