E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Jala, Banka Boterore, ne dijeni"

Fatjona Mejdini

Deklarata me e fundit e perfaqesuesve te Bankes Boterore ne Shqiperi, qe shfaqen te penduar per perzgjedhjen e emrit te koordinatorit shqiptar te projektit te Jugut, ka nxitur perplasjet e politikes shqiptare. Ministri i Transporteve, Olldashi sqaroi dje se 12 ndertimet qe jane prishur ne Jale, ne vitin 2007 ishin te paligjshme dhe per prishjen e tyre ka vendosur qeveria shqiptare. Ministri Olldashi ne nje konference per mediat tha se qeveria asnjehere, nuk ka deklaruar se keto ndertime te paligjshme, jane prishur me kerkese te Bankes Boterore. "Ajo qe kemi thene eshte se Banka Boterore dhe projekti per zhvillimin e planit te jugut kane qene teresisht ne dijeni te politikes, qe qeveria ndjek me ndertimet e paligjshme dhe kane aprovuar kete politike te qeverise se Shqiperise, per ndertimet e paligjshme", deklaroi ministri i Transporteve, ne nje perballje publike me mediat. Por nga ana tjeter, ministri Olldashi deklaroi se ne termat e references se projektit, te miratuara nga Banka Boterore dhe qeveria e Shqiperise ne 2004, kerkohet vazhdimi i prishjeve te ndertimeve te paligjshme dhe konsolidimi i veprimit te policise ndertimore. Ne lidhje me keto deklarata ministri i Transporteve, Olldashi vuri ne dispozicion te medieve edhe dokumentacionin nisur nga viti 2004, i cili tregonte se Banka Boterore ishte ne dijeni te prishjeve te ndertimeve te paligjshme, qe po beheshin ne kete zone bregdetare. Sqarimi i Olldashit ka qene i detyruar me sa duket, ne pergjigje te deklarates se Noamah, shefe e kesaj Banke ne Shqiperi, e cila ne nje deklarate per shtyp ka thene dy dite me pare se "ne lidhje me prishjen e ketyre ndertimeve, Banka Boterore eshte informuar pasi ka filluar ky proces". Debatet per keto ndertime, sipas ministrit behen per shkak te interesave te ngushta te politikes, sepse ne te gjithe zonet e bregdetit po vazhdojne te prishen nga policia ndertimore, me dhjetera ndertime te paligjshme. "Jane qindra ndertime te prishura pergjate bregdetit shqiptar, ne baze te ligjit shqiptar, ndertime te paligjshme dhe forca e ketij ligji ka vepruar kudo me te njejtin intensitet. Sot qe po flasim, Inspektorati Ndertimor Urbanistik Kombetar eshte duke prishur ndertime te paligjshme ne parkun kombetar te Butrintit", deklaroi ministri Olldashi. Sipas tij, ndertime te tilla jane prishur ne Borsh, Lukove, Orikum, Vlore, Divjake, Spille, Golem, Gjiri i Lalezit, Shengjin, Velipoje. Ne menyre te vazhdueshme perfaqesuesit e mazhorances, kane deklaruar se debatet ne lidhje me prishjen e ndertimeve ne Jale, vijne si rezultat i prishjes se projektit te kryetarit te PS, Rama per te ngritur nje fshat turistik ne kete pjese bregdetare te vendit. Vete kryeministri Berisha ka deklaruar se Plani i Jugut, i aprovuar nga qeveria i ka prishur endrren Edi Rames, per te pasur ne kete zone te bukur te Shqiperise nje fshat turistik, qe sipas Berishes ishte i planifikuar te ndertohej nga ajo qe ai e quan "Mafia e Betonit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›