Klinton: Do mbeshtesim Kosoven

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilari Klinton ka rikonfirmuar mbeshtetjen e SHBA-se per Kosoven dhe ka premtuar se Uashingtoni zyrtar, do te angazhohet edhe me tej per te siguruar njohje te reja per shtetin e ri. Ajo gjithashtu pergezoi Kosoven ne nje-vjetorin e pavaresise se saj. Ne nje konference per mediat ne Departamentin e Shtetit, Klinton e quajti Kosoven "demokracine me te re ne bote". Deklarata eshte bere pas takimit qe pati me Presidentin e Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaci. Ajo ka thene se, gjate takimit kane diskutuar per sfidat ekonomike dhe politike qe e presin Kosoven. "Une u kam thene se SHBA-te do te punojne me partneret e tyre te BE-se dhe do te vazhdoje me mbeshtetjen per demokracine me te re ne bote", deklaroi Klinton. Ndersa Presidenti Sejdiu, ne emer te popullit te Kosoves ka shprehur falenderimin per mbeshtetjen "e fuqishme e te gjithmonshme qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane dhene per Kosoven". Sipas tij, pa rolin e SHBA-ve dhe te Aleateve te perbashket, Kosova nuk do te ishte ne kete pike te zhvillimeve te saja politike. "Ne shprehem ne pika te shkurtra, zhvillimet e pergjithshme qe i ka Kosova. Eshte nje vit i pavaresise se saj, i gezimit te qytetareve te saj, i gezimit te femijeve te Kosoves. Eshte nje vit i deshmimit te saj, qe eshte shtet demokratik, i te gjithe qytetareve pa dallim etnie. Eshte nje vit qe ka shprehur ne menyren me te mire te mundshme, qasjen e saj per te qene fqinj i mire, me te gjithe fqinjet perreth", theksoi dje nga Uashingtoni, kreu i shtetit kosovar. Ai beri te ditur se nga Sekretarja Klinton, kane marre konfirmimin se do te kete mbeshtetje per njohje te reja te pavaresise se Kosoves. "Morem nje konfirmim te fuqishem per mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne nxitjen edhe te miqve te tjere per njohjen e Republikes se Kosoves. Nje mbeshtetje per zhvillim te shpejtuar ekonomik", tha Sejdiu. Edhe kryeministri Thaci, ka shprehur mirenjohjen per SHBA-te, per ndihmen qe i ka dhene Kosoves. "Kosova eshte atdhe i gjithe qytetareve te saj me te drejta te afirmuara per minoritaret. Ne nje te ardhmen shume te afert presim qe Kosova te jete edhe anetare e FMN dhe Bankes Boterore", tha Thaci. Sipas tij, Pavaresia e Kosoves ka sjelle edhe me teper paqe, stabilitet dhe bashkepunim rajonal si dhe perspektive evropiane.
Lapsus, Kryeministri Thacin ngaterron Klinton me Ollbrajt
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, gjate takimit diten e djeshme me Sekretaren e Shtetit Amerikane, Hilari Klinton, terhoqi vemendjen e te gjitha mediave nderkombetare ne momentin qe ai iu drejtuar asaj me emrin Ollbrajt. Kjo ndodhi ne momentin pas takimit, ku edhe u mbajt nje konference e perbashket per shty. Ndersa pas lapsusit, kjo kaloi me nje qeshje te lehte nga te dy zyrtaret e larte, ku Thaci e korrigjoi menjehere me pas emrin.
Lapsus, Kryeministri Thacin ngaterron Klinton me Ollbrajt
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, gjate takimit diten e djeshme me Sekretaren e Shtetit Amerikane, Hilari Klinton, terhoqi vemendjen e te gjitha mediave nderkombetare ne momentin qe ai iu drejtuar asaj me emrin Ollbrajt. Kjo ndodhi ne momentin pas takimit, ku edhe u mbajt nje konference e perbashket per shty. Ndersa pas lapsusit, kjo kaloi me nje qeshje te lehte nga te dy zyrtaret e larte, ku Thaci e korrigjoi menjehere me pas emrin.