Gjaku, familjaret dhurim me detyrim

Pacientet te cilet do t'i nenshtrohen nderhyrjeve kirurgjikale, me pare u duhet qe te sigurojne gjakun. Mungesa per gjak, i ben familjaret qe ta dhurojne vete ate per njerezit e tyre. Keshtu, ne spitalet tona vazhdon qe te mos mbulohen nevojat me gjak.
Urdhri
Operacionet e planifikuara ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" pervecse duhet te plotesojne dokumentet dhe te sigurojne ekipin e mjekeve, qe do te kryejne kete nderhyrje, duhet qe te sigurojne edhe gjakun. Pacientet qe do t'i nenshtrohen operacioneve duhet te sigurojne nje njesi gjak, nga te afermit e tyre perpara se te futen ne sallen e operacionit. "Kam dhuruar gjak per djalin, i cili do te kryeje nje operacion ne veshke. Mjeket me thane qe dikush nga familja qe ka te njejtin grup gjaku duhet te dhuroje, pasi nuk i dihet si ecen operacioni edhe mund te jete i nevojshem transfuzioni" ka pohuar Bedri Alla. Sipas tij, kjo procedure eshte kryer me te gjithe pacientet, te cilet jane operuar perpara djalit te tij. Mjeket e QSUT-se kane marre kete vendim, per shkak te mungesave te sasive te gjakut dhe rezervave te tyte. Ky urdher eshte zbatuar edhe disa vite me pare kur ne krye te Ministrise se Shendetesise ka qene Leonard Solis. "Ky urdher ka qene ne kohen e Solisit, por tani eshte zbatuar perseri sepse dhurimet vullnetare ne vendin tone jane shume te pakta, dhe nuk mund te plotesohen kerkesat" kane pohuar mjeket e QSUT-se. Sipas tyre, sasite e gjakut te cilat nuk perdoren gjate nje operacioni ruhen per rastet qe kane nevoje urgjente per nderhyrje kirurgjikale dhe familjaret e tyre nuk kane mundesi te dhurojne per nje kohe te shkurter.
Dhurimet
Shqiperia mbetet nje nga vendet me tradite te ulet, per sa i perket dhurimit vullnetar te gjakut. Sipas te dhenave nga Qendra Kombetare e Transfuzionit te Gjakut rezulton se dhurimet ne periudhen e veres jane vetem 250 kurse gjate periudhes se dimrit ato shkojne ne 700. Shifrat behen me kritike nese do te llogarisim se vetem te semuret talasemike, qe duan gjak ne menyre periodike, jane me shume se 500. Sipas te dhenave ne nje vit, ne Shqiperi behen 20 mije dhurime. Per te plotesuar nevojat me gjak duhen te pakten 35 mije te tilla, pa llogaritur ketu nenproduktet e tij.
3.200 Dhurime Vullnetare te gjakut jane shenuar gjate vitit te kaluar nga Qendra Kombetare per Transfuzionin e Gjakut ne vendin tone. Sipas kesaj te fundit, numri i dhurimeve eshte shume i ulet ne krahasim me kerkesen qe kane spitalet.
35.000 Dhurime Gjaku duhen gjate nje viti per te plotesuar nevojat, ne spitale dhe klinika. Duke llogaritur dhurimet vullnetare dhe ato familjare ne vendin tone jane vetem 20 mije te tilla, gje qe tregon se nje pjese e mire e sherbimeve mbetet zbuluar.
Ndryshim i ligjit per dhurimet dhe sigurimin e gjakut ne vendin tone, eshte kerkuar pak dite me pare. Pavaresisht ligjit qe u hartua dy vjet me pare, situata e gjakut ne vendin tone nuk ndryshoi. Megjithese parashikonte edhe import te tij, kjo procedure nuk u krye kurre.