E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Te perndjekurit, gati shperblimi"

Kryetarja e Kuvendit, premtoi dje nga qyteti i Shkodres se procesi i demshperblimit te ish-te perndjekurve politike, do te nise ne ditet e ardhshme. E pranishme ne celjen e ekspozites me karakter historik ne Katedralen e Shkodres me titullin "M'shire o Zot se kam gabue", Topalli u shpreh se procesi i demshperblimit eshte nje premtim qe mazhoranca po e mban. "Eshte nje detyrim qe ne ia kemi pasur, dhe nje premtim qe ne po e mbajme. Ne ditet e ardhshme fillon menjehere shperndarja e demshperblimit per te persekutuarit e regjimit komunist. Paralelisht ne Komisionin parlamentar te Ligjeve, ne do t'i kalojme dhe nje amendim ligjit, duke i dhene te drejten e demshperblimit dhe te pushkatuarve pa gjyq si dhe familjareve te te denuarve, qe nuk kane lene pasardhes, si kleriket apo te denuar te tjere", theksoi kryetarja. Duke ironizuar vendimin e Gjykates Kushtetuese, per pezullimin e ligjit per hapjen e dosjeve, Topalli theksoi se do te ishte mire qe ekspozita te tilla te levizin ne te gjitha institucionet e vendit, qe kane penguar berjen e transparences per shtetaret e shtetit. "Te levizin qe te kete transparence dhe per ata qe nuk jane penduar, duke mos lejuar te bejme transparence. Megjithate ajo qe mendoj eshte se kjo ekspozite ka nje domethenie te madhe", theksoi Topalli. Ne keto kushte, kryetarja nuk harroi te permende faktin se Gjykata Kushtetuese eshte ne konflikt te hapur interesi ne shqyrtimin e ligjit per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. "Nga gjykatesit qe kane denuar me varje, pushkatim dhe internim dhe qe kane zhdukur nder pjeset me elitare te shoqerise, do kerkohet nje "mea culpa". Kjo eshte shkruar dhe ne letren drejtuar Gjykates Kushtetuese. Por eshte detyra jone, qe duke qene besimtare te medhenj te shtetit ligjor duhet te ecim perpara, pa menduar se mund te terhiqemi nga "mea culpa" nga berja e transparences dhe nga kerkesa, se ne postet kyce te disa segmenteve te shtetit mos kemi njerez me te kaluar, qe kane shkaktuar te tilla tmerre", nenvizoi Topalli. Celja e ekspozites se djeshme me karakter historik, u realizua ne perkujtim te genocidit komunist ndaj klerikeve dhe objekteve te kultit. Ekspozita, e titulluar "M'shire o Zot se kam gabue", sillte nje kombinim te vecante kontrasti te dokumenteve historike te kohes, me pamje filmike, fotografi, objekte dhe doreshkrime nga vuajtjet e klerikeve katolike e myslimane gjate persekutimit te pameshirshem nga regjimi komunist si dhe prishjes masive te objekteve te kultit, ne te gjithe vendin. Nje objekt i vecante ishte libri i pershtypjeve te muzeut te vetem ateist.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›